Home KRYESORE QYTETARËT, NGA QEVERIA DUHËT TË KËRKOJNË PUNË DHE MIRËQENIE! E JO ALIBI...

QYTETARËT, NGA QEVERIA DUHËT TË KËRKOJNË PUNË DHE MIRËQENIE! E JO ALIBI POLITIKE!

Nga Fadil Maloku

1.Përkundër shifrave alarmuese mbi papunësinë (mbi 50%!) dhe varfërinë (e skajshme, mbi 25%!) në Kosovë, askush nga Qeveria aktuale, nuk po duket se po merret seriozisht me këtë çështje!

2.Kjo temë, bëhet edhe më absurde,kur kihet parasysh që pikërisht, ky koalicion i mori votat tona, mu në programet e reduktimit të papunësisë (PDK-premtoj; 200.000, nderkaq, LDK-ja;120.000) dhe të zbutjes se varfërisë!

3.Tani, kur këto premtime as ëndërr” nuk mund të shifen më

(!)…,duket që; Asociacioni, Demarkacioni, Muri, etj. shumë leht mund tê shërbejnë si alibi (koxha të “forta”!) për të artikuluar “arsyetimet politike”, tek elektorati naiv dhe i ngazëllyer akoma si me; përrallat e “institucionalizmit” improvizues (LDK) ashtu edhe patriotizmin dhe mitin rrejshëm, për disa “komandanta” të luftës (PDK)!

4 Kosova, ka nevojë për oferta (projekte të përpunuara detajisht, dhe platforma sociale) të reja socia dhe sidomos njerëz të sinqert që ia duan të mirën vendit dhe kombit! E jo mashtrues, e matrapaza partiak, që e shfrytëzojnë pushtetin vetëm për nevoja; familjare e klanore!

5.Pak ka gjasa që këto elita oligarkike, pra, shtetar që e kanë shijuar “muajin e mjaltit” në pushtet! Frikohem, se mos na duhet njê lloj katarësisi “ala rumun”!

Share: