Home KRYESORE Rama deputetëve të PS: Mos u merrni fare me protestën e PD!

Rama deputetëve të PS: Mos u merrni fare me protestën e PD!

Raportohet se kryeministri Edi Rama i dha porosi të gjithë deputetëve socialistë të mos komentojnë protestën e opozitës në bulevard.

Gjatë mbledhjes së grupit, Rama u kërkoi deputetëve të fokusohen në punën që kanë në parlament dhe të mos merren fare me protestën e opozitës, as edhe ne rrjetet sociale.

Madje kreu i PS ka kërkuar që deputetët të shpërndahen nëpër zonat e tyre dhe të nisin takimet me bazën, duke tentuar te injoroje atë që po ndodh para kryeministrisë.

Share: