Home KRYESORE Rama për Maqedoninë: Shqiptarët s’mund të tërhiqen në qeveri për ca poste...

Rama për Maqedoninë: Shqiptarët s’mund të tërhiqen në qeveri për ca poste e vetura

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare, në Rtv Ora News flet per situaten ne Maqedoni.

Tare: Akuzat e mediave ruse. A ka dhënë Rama kontribut për të rrëzuar Gruevskin?

Rama: Kam dhënë kontributin tim jo për të rrëzuar njërin apo tjetrin , por që shqiptarët që të trajtohen si të barabartë. Kam dhënë inkurajim e mbështetje për një platform të përbashkët shqiptare.

Marrëveshja e Ohrit është ylli polar i shqiptarëve i cili për një kohë u zbeh dhe u limitua duke u lënë jashtëe vëmendjes.

Partitë shqiptare kanë rënë dakord që të mbështesin këtë platform, janë apo nuk janë në qeveri. Unë do të isha shumë i dëshiruar që nga pala mqedonase të shikojnë me objektivitet

Shqiptarët nuk mund të tërhiqen në qeveri për ca poste e vetura.

Duhet të ndryshojë politika maqedonase. Shqiptarët nuk janë as bisht as shtojcë as minoritet, pa shqiptarët s’ka Maqedoni. Ne duam që Maqedonia të jetë një e pandarë dhe shqiptarët të jenë të barabartë me maqedonasit

Pritshmëria jonë është të ndodhte një ndryshim kulturor i politikës maqedonase.

Maqedonia e integruar ka nevojë për dy sy, njëri sy maqedonasit tjetri shqiptarët

Share: