Home KRYESORE Rama për politika shtetërore u përgjigjet vetëm komentuesve ne FB…

Rama për politika shtetërore u përgjigjet vetëm komentuesve ne FB…

Dreka e kësaj të shtune më Erdoganin në Stamboll, sic duket ka qenë “frymëzuese” për Edi Ramën, duke zgjedhur t’ia kthejë hazër-xhevap Dedës, një komentuesi në FB, kritikën e tij ndaj dyndjes turke ne Shqipëri.

Rama si gjithmonë për politika shtetërore u përgjigjet vetëm Facebookasve dhe nuk mban qëndrime zyrtare e ti konsultoje ato me instrumente te tjerë te shtetit, siç e kërkon një shtet demokratik!

“bukur shume, kolgje turke, xhamija turke, gjth andej ske ku me pi nji kafe, aeroporte turqe! po te jap 10 vjet kohe skena me fol ma shqip vetem turqisht. na hoqet trunin me kete turkun qe bahet kshtu!”, shkruan Deda, me shqipen e tij të katundit, por shqipja jo zyrtare e Rames duket me e papergjegjshme se kjo e Dedes.

“O Dedë, lexoji librat e historisë për qejf, por jo që të flasësh sikur ke jetuar përpara kohës së Ismail Qemalit”, ia kthen kryeministri Dedës.

Ne ju sjellim edhe nje koment te Nico Progni: Dielli i Shqiptareve lind nga Perëndimi thoshte “At-Zef Pllumi”. Se ç’dreqin don ti me Erdoganin nuk e di, ai nuk na e don te miren ne si popull, as ne nuk presim te mira nga ai! Ndrysho drejtim z-Kryeminister.!!!

Te tilla komente kane qene te shumta!

Share: