Home KRYESORE Roshi nxjerr nxënësit e gjimnazit në protestë kundër Berishës

Roshi nxjerr nxënësit e gjimnazit në protestë kundër Berishës

Prindër , mësues, nxënës e stafi pedagogjik i shkollës së mesme të përgjithshme “Aleksandër Moisiu” në Kavajë është hedhur në protestë mesditën e sotme.

Shkak është bërë një status në Facebook i ish-kryeminsitrit Sali Berisha dy ditë më parë, i cili akuzonte kreun e bashkisë Kavajë si shpërndarës të drogës në këtë gjimnaz.

Drejtoresha e këtij gjimnazi, Rovena Xeka i ka quajtur shpifje të mirëfilltë postimin në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se do ta ndjekë në rrugë ligjore këtë shpifje të ulët të ish-kryeministrit. Xaxa u zotua se në gjimnazin e drejtuar prej saj ky fenomen nuk ekziston.

Edhe prinderit kanë dalë në mbështetje të stafit pedagogjik, duke deklaruar se janë të sigurtë për fëmijët e tyre, pasi janë nën kujdesin e një stafi pedagogjik profesionist, raporton “News 24”.

Share: