Muri qe serbët e veriut të Mitrovicës po ndërtonin për të ndarë qytetin nuk ekziston më. Ai u shemb pas një marrëveshje të arritur mes qeverisë së Kosovës dhe Komunë së Mitrovicës Veriore.
Ai do t’ia lërë vendin një shëtitorje. Muri i shtoi tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Le te shpresojme qe ato tashme do normalizohen.
Në debatet për prishjen apo vazhdimin e ndërtimit të tij u përfshinë edhe SHBA e BE. Aq sa edhe marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e ambasadës amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian në Prishtinë.