Ka ndodhur sërish e njëjta shfaqje si javën e kaluar ne Komisionin hetimor per CEZ. Shkëlzen Berisha nuk ka pranuar të betohet përballë komisionit hetimor të CEZ, me pretendimin se ka konflikt interesi me Taulant Ballën, drejtuesin e këtij komisioni.
“Ajo që po ndodh lart është qesharake. Sot depozitova një kërkesë ku kërkoj përjashtimin e Ballës nga komisioni për shkak të njëanshmërisë. Kjo kërkesë është hedhur poshtë. Ky është teatër politik, këta nuk respektojë as procedura. Nuk pranoj të dëshmoj përballë një personi që është në konflikt interesi me mua, është në kushte të shkelje të ligjit. Për publikun e kam dhënë një përgjigje përmes një deklarate”, tha Shkëlzen Berisha pasi doli jashte parlamentit.