Oficeri i Krimeve në Komisariatin numër 4 në Tiranë, Ramazan Hoxha dhe inspektori i krimeve që kanë marrë një shumë prej 1 mijë eurosh nga një qytetare janë pezulluar nga detyra, ndërsa pritet arrestimi i tyre.
Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të policisë.
“pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimin penal. Pritet arrestimi i tyre”, thanë burimet zyrtare nga policia.