Një incident është regjistruar në zyrën e BE-së në Shkup, kur një person ka gjuatur me gurë dhe ka thyer xhamin e kësaj zyre.
Sipas policisë incidenti ka ndodhur të dielën në mëngjes, kur një person me inicialet S.M, 47 vjeçar ka thyer xhamin e zyrës së BE.
Sipas autoriteteve, sulmuesi ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer sulmin me gurë. Policia njoftoi se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.