Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka deklaruar se opozita do të kërkojë mos besimi për kryeministrin Edi Rama, pasi qeveria ka rënë.
Në fjalën e saj në sallën e Parlamentit, Topalli u shpreh se “kryeministri nuk është në sallë, as kreu i Kuvendit. Edhe ministrat e LSI-së në qeveri nuk kanë ardhur në këtë seancë ndaj qeveria ka rënë. Unë kërkoj mocion mosbesimi me debat për kryeministrin për këto 4 vite shkatërrim”.