Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se qëllimi i tij ishte t’u shërbente Shteteve të Bashkuara dhe jo pjesës tjetër të botës, duke përforëcuar edhe më tej mesazhin e mëhershëm “Amerika e para” gjatë një fjalimi të gjerë në një konference konservatore.
Në fjalimin hapës të punimeve të konferencës “Aksioni Politik Konservator” në Uashington, Presidenti Trump iu drejtua ashpër medias, duke e përshkruar si armike dhe e akuzoi për shpërndarjen e lajmeve të rreme, para se të zotohej se do t’u përmbahej të gjitha premtimeve elektorale lidhur me tregtinë, emigracionin dhe çështje të tjera.
“Ajo që unë përfaqësoj është SHBA-ja. Unë nuk përfaqësoj globin, por vendin tonë”, deklaroi Trump në konferencën e përvitshme të konservatorëve.
Trumpi premtoi se do të zhbënte marrëveshje tregtare shumëpalëshe, fuqizonte ekonominë amerikane dhe do të rriste shpenzimet ushtarake.