Dalin pamjet e vrasjes së Kim Jong-nam – gjysmë-vëllait të diktatorit korean, Kim Jong-un. Ai u vra nga një grua në një aeroport tejet të populluar të Malajzisë. Pamjet janë transmetuar nga mediat kineze e ato japoneze e më pas bënë xhiron e mediave.
Videoja e publikuar tregon Jong-nam mes turmës së njerëzve në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit. Ai ka një cantë në shpinë dhe duket i qetë.
Më tej, ai shkon tek terminali për proceduart e nevojshme. Ndërkohë ka shumë lëvizje, pasi edhe udhëtarë të tjerë i afrohen terminalit.
Nga sa u raportua Jong-nam planifikonte të udhëtonte në Makao dhe u nis te makina e biletës. Kamerat kanë fokusuar lëvizjet e një femre që e ndiqte nga pas hap pas hapi.
Për më shumë, ndiqni videon.