Home KRYESORE Zv.Presidenti i SHBA vjen në Europës të sqarojë apo konfirmojë qendrimet të...

Zv.Presidenti i SHBA vjen në Europës të sqarojë apo konfirmojë qendrimet të Trump?

Zv.Presidenti amerikan Mike Pence vjen në Europë këtë javë për të sqaruar aleatët mbi politikën e jashtme të administratës së presidentit Donald Trump.

Sipas njoftimeve zyrtare në bisedime fokusi do të jetë në çështjen e marrëdhënieve me Rusinë sidomos pas dorëheqjes së këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, por kundrejt raporteve me Bashkimin Europian dhe NATO

Duket se Pence pranoi ftesën për të marrë pjesë në Konferencën për Sigurinë që mbahet në Mynih këtë fundjavë dhe do të vizitojë edhe Brukselin gjithashtu dhe sipas Mediave europiane pjesemarrja ne keto takime e perfaqesuesve te ndryshem politik eshte tejet madhe dhe si kurre me pare.

Megjithatë Brukseli ka marrë deri tani garanci të forta nga Shtetet e Bashkuara se do të mbeten të përkushtuar në NATO, ajo qe vlen tashme eshte sfidurse per BE e cila nuk eshte demostruar e afte te perballoje sifdat pa mbeshtetjjen dhe vendosmerine e SHBA-ve.

Udhëtimi i Pence vjen pas trazirave brenda administratës pas dorëheqjes së këshilltarit kombëtar sigurisë, Michael Flynn dhe dhe ky zhvillim i fundit ka qetesuar disa vendet aleate te cilat i tremben ne menyre krejt te dukshme aspiratave Ruse ne Europe.

Flynn, i cili përkrahu lidhje më të ngushta me Rusinë dha dorëheqjen pas njoftimeve se ai kishte diskutuar çështjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Moskës me ambasadorin e Rusisë ne titull personal dhe pa njoftuar sic e percakton Ligji ne USA.

Disa kryeqytete evropiane e kanë përshëndetur largimin e Flynn. Ai është parë nga disa zyrtarë në Evropë si një nga përkrahësit kryesorë të administratës Trump për lidhje të ngushta me Rusinë dhe një kundërshtar i ashpër i marrëveshjes bërthamore 2015 në mes të Iranit dhe fuqive perëndimore.

Ajo qe pritet me vemendje shume te madhe ne Europe pse diku edhe me frike ka lidhje me faktin qe Pence mund të jetë në gjendje për të nxjerrë më shumë detaje në lidhje me politikat e Trump dhe mund të sigurojë një pamje më të qartë të Shtëpisë së Bardhë përpara një samiti të NATO-s në maj.

Share: