Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Ne kete dite te shenjte te festes se mesuesve, ne Maqedoni banda mesjetare kane sulmuar godinen e Kongresit te Manastirit. E keqja vazhdon…
Historia e civilizimit boteror sikunder edhe shqiptar deshmon se mesuesit jane arkitektet e perparimit boteror. Rilindja Shqiptare e Shekullit 19-te, nga Veqilharxhi, Petro Nini deri te Qiriazi dhe Fishta eshte tregues i vendit dhe rolit te dijetareve mesim-dhenes ne ngritjen e ndergjegjes kombetare dhe qytetare shqiptare.
Nder kombet e Evropes, Kombi Shqiptar ka martiret me te shumte ne fushen e arsimit. Kjo sepse gjuha dhe pergjithesisht shkolla shqipe jane sulmuar ne menyre barbare nga armiqte me te eger te popullit shqiptar. Asnje perandori, asnje fuqi dhe asnje fqinj i Shqiperise dhe shqiptareve nuk e ka pranuar gjuhen dhe shkollen shqipe.
Mjerisht edhe sot, ajo qe ndodh ne Maqedoni kunder gjuhes shqipe eshte vazhdimesi e kesaj historie kunder gjuhes dhe shkolles shqipe. Lideret politike dhe shtetar te Maqedonise se sotme i tremben gjuhes dhe shkolles shqipe sic i trembeshin shekuj me pare Bizantinet dhe Osmanet, apo sic i druheshin Greket dhe Serbet e shekujve 19-20-te.
Kjo barbari kunder gjuhes dhe shkolles shqipe, mjerisht nuk ka ardhur vetem nga jashte-brenda, por edhe nga brenda-jashte. Ajo qe qarkullon ne mediat shqiptare se afro 44 mije diploma false jane leshuar ne Shqiperine e tranzicionit ‘demokratik’ eshte po aq brengosese sa edhe sulmet barbare me te cilat eshte ndeshur gjuha dhe shkolla shqipe prej shekujsh.
Diploma te tilla false mbahen nga qytetaret deri te presidentet, nga administratoret komunale deri te zyrtaret e larte, nga keshilltaret lokale deri te parlamentaret, nga sektoret e thjeshte publike deri te biznesmenet e ‘medhenj’ private, nga ‘analistet’ llafomane deri te manjatet e mediave nacionale.
Te leshohen mijra diploma false do thote te helmatoset mendja, ndergjegja dhe kultura Kombetare. Do te thote te fshihet injoranca, te manupilohet dituria, te bashkejetojne mashtrimi me sinqeritetin, iluminizmi me obskurantizmin, humaniteti me cnjerezoren, e keqja me te miren deri ne ate mase, saqe mugetira te mjegulloje qartesine e te ardhmes….
Mbulimi i vendit me diploma false eshte perbaltosje e themeluesve dhe martireve te gjuhes dhe arsimit shqiptar. Tranzicioni demokratik do mbahet mend, nder te tjera si ‘epoka e falsifikimit te gjuhes dhe shkolles shqipe’.
Falsifikimi i diplomave eshte njolla me e erret dhe e zeze ne historine bashkekohore te Shqiperise. ‘It is dark black page of the albanian contemporary history’.
Ja perse 7 Marsi per ne punetoret e arsimit eshte edhe dite gezimi edhe brengosje…Por, ashtu sic nuk u gjunjezuan e dorezuan eterit themelues te gjuhes dhe shkolles shqipe ne historine tone te vjeter, nuk do gjunjezohet dhe dorezohen as gjeneratat e sotme dhe te ardhme te mesuesve te Kombit dhe popullit shqiptare…
Mbi 15 milione shqiptare ne bote do i thone edhe ne mijra vite qe do vijne …’bukes, buke dhe ujit, uje’…
Gezuar festen aradha e ndritur e perkushtimit per gjuhen dhe shkollen shqipe!