Home KRYESORE Adem Jashari, Çelo Mezani dhe Shpëtim Idrizi në Prekazë!

Adem Jashari, Çelo Mezani dhe Shpëtim Idrizi në Prekazë!

I dashuri shejtan-budallai im!

Duke parë fotot e tua në një vizitë në kullën e Shqiptarisë në Prekazin e Jasharëve, nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë. Hyrja jote tërë pompozitet në pamëdyshjen më të madhe të kësaj që them, më bën t’i shkruaj ato që do të dëgjosh më poshtë:
Madhështia e këtyre dy burrave të lartpërmendur në titull, të zvenit. Ti je një liliput i vogël, mjeshtër i kamuflimit të historive të mëdha.
Adem Jashari ishte shqiptar, burrë që ia kushtoi jetën e tij kauzës me armë në dorë, ishte një burrë me dy pëllëmbë mustaqe. Ty mustaqet e vetme të mbijnë kur bën ditë pa dalë në pazar dhe gatuan intrigat e tua të vogla, ose siç i quan ti “jam mjeshtër i daveteve”.

Çelo Mezani, por ti thjesht ke dëgjuar për këtë burrë trim të krahinës së Camërisë, ti thjesht manipulon në emër dhe ideal të këtij burri zakoni të Çamërisë. Flet për kauzë, flet për histori.

Të lutem o pazarxhiu im i vogël, mos u shit më çamëve utopi!

Të dy këta burra ishin trima me kauzë dhe ideal, nuk kishin parti, as drejtori, nuk kërkonin ministri, ishin burra gjaku, burra zakoni.
Të lutem, pazarxhiu im i vogël, mos u fsheh nën historinë e trimave! Ata nuk janë kontigjent kriminal. Nuk kishin as dosje, nuk e dinin çfarë ishte pushteti, ata nuk e njihnin Vetting-un, ata ishin thjesht burra me zemër prej shqiptari të vërtetë, (meqë ra fjala, fillo Vetting-un në Parti).

I zgërqur, si liliput i strukur po përpiqesh të kapësh, të kopjosh, të vjedhësh nga një çik burrëri të këtyre trimave.

Edhe një herë shejtan-budallai im i dashur, trimëria nuk blihet, trimëria lind me ADN-në.

Të garantoj për ty nuk do të këndohet asnjë këngë, nuk do të thuret asnjë varg, ti do të jesh thjesht një faturë doganore fallco në skanerin e qelbur të politikës shqiptare.

P.S: Si autor i shkrimit nuk jam paguar asnjë para, as nuk kam marrë ndonjë post, e ndjeva për detyrë ta shkruaja kur pashë mjerimin tënd intelektual në varrezat e madhështisë së Shqipërisë në Prekazë.

Faleminderit portalit Boom.al për publikimin nga një çam pa post dhe pa pushtet./parrena.com

Share: