Home KRYESORE Alarmi: Dhe një shtet tjetër i rëndësishëm i BE-së drejt largimit nga...

Alarmi: Dhe një shtet tjetër i rëndësishëm i BE-së drejt largimit nga eurozona

Së fundi, grupi britanik Bruges ka organizuar një sondazh me qytetarët hollandezë. Sipas këtij sondazhi më shumë se gjysma e qytetarëve mbështesin mendimin që Hollanda të dal nga Bashkimi Europian.

Instituti i Grupit Bruges e ka kryer këtë studim mbi 1,174 qytetarë holandezë në përpjekje për të përcaktuar pozicionin e tyre për të ardhmen e Holandës në Bashkimin Evropian.

Rezultatet e anketës tregojnë se vetëm 39% e të anketuarve do të dinin që Holanda të mbetet në BE.

Nga të tjerët, 23% kanë votuar për dal nga BE-ja, por duke ndjekur politikën ekonomike të tregut evropian. 27% e të anketuarve janë në favor të një “Nexit”, me kusht që një marrëveshje e veçantë e tregtisë së lirë të mbahet me vendet e tjera të bllokut. Për më tepër, 11% e të anketuarve thanë se ishin të pavendosur.

Kështu pjesa tjetër e të anketuarve prej 56% në këtë sondazh kanë qëndrim të theksuar që Holanda të lërë Bashkimin Evropian.

“Të gjithë individët në Evropë dhe më gjerë, duan të marrin përsëri nën kontroll fatin e tyre. Një fushatë për Nexit, bazuar në modelin britanik të Brexit, eventualisht mund ta çojë Holandën drejt largimit nga BE-ja “, thuhet në deklaratën për shtyp të Institutit të Grupit Bruges.

Zgjedhjet parlamentare në Holandë do të zhvillohen më 15 mars. Shumë media dhe analistë parashikojnë një fitore për Partinë “de la Liberté” (Lirisë) të kandidatit popullor dhe euroskeptike Geert Wilders. Ky i fundit është në favor të daljës së Hollandës nga eurozona dhe për t’u kthyer “au florin”, monedhës kombëtare holandeze që është përdorur nga 1329 deri në vitin 2002, data e hyrjes në fuqi të monedhës së vetme evropiane./francais.rt.com/

Share: