Përfaqësuesi i partisë së presidentit amerikan Donald Trump Jason Emert, që mbajti fjalim në tendën e protestës së PD, u takua po mbrëmë me drejtuesit e Lëvizjes AntiSoros në Shqipëri Altin Goxhaj dhe Armir Shkurti.
Sipas ketij grupi, biseda që ka zgjatur rreth dy orë, është përqëndruar tek roli që spekulanti globalist Soros sipas tyre, ka në Shqipëri. Këtë le të kuptohet statusi me të cilin Armir Shkurti shoqëron foton me Jason Emert dhe Altin Goxhajn.
“Pas një bisede shumë interesante me z.Jason Emert, sekretar i përgjithshëm i rinisë Republikane të presidentit Trump. Çështja “Soros” na hëngri ca kohë…” – shkruan Armir Shkurti ne faqen e tij ne Facebook