Na Kasem Seferi
Gjithnjë “lajmi/lajmet” sjellin, nëpërmjet medias së shkruar dhe elektronike, “sihariqin/sirahiqet” se përse jemi këtu ku jemi dhe nuk jemi atje ku duhet të jemi.
“Kunati i shokut Xhemal” ishte i treti në listen e të përzgjedhurve për të qenë gjykatësi ynë “përfaqësues” në Strasburg, edhe pse ishte rrëzuar në listën e parë të të zgjedhurve.
I dashur “Vetting”!
Me keqardhje, po ta shpreh mosbesimin/skepticizmin (këtë fjalë moderne ë!) në lidhje pastrimin e “halesë” në drejtësi, pa u pastruar më parë “haleja” kryesore: POLITIKA (që populli herët ka thënë se është: KURVË).
Ja çfarë është bërë nga politika dhe drejtësia “përkatëse” në këto vite, krahasuar me analizën që vijon:
Justifikimi dhe shfaqja e të drejtave të pronës
Prona dhe të drejtat e pronësisë japin nxitës për punë, si dhe për t’i mbajtur sipërmarrjet/bizneset jetëgjatë, për arsye se ato bëjnë të mundur veprimtarinë ekonomike. Në qoftë se të drejta të tilla do të kishin munguar, individët do të bënin përpjekje t’ia merrnin pronën njeri – tjetrit, po ashtu për të mbrojtur pronën e tyre.
Ndarja e të drejtave të pronës
Të drejtat e pronës mund të shikohen si të përbëra prej të drejtave zotëruese (të drejtat e përdorimit) dhe të drejtave për të transferuar të drejtat zotëruese.
Në këtë mënyrë, ajo që zakonisht konceptohet si pronësi (për shembull, e tokës) sjell prirjen shumë të madhe të të drejtave zotëruese, si të drejtat për të ndërtuar mbi tokë, për të mbjellë mbi të, sipas pjesës më të madhe të ngjarjeve dhe të drejtave shoqëruese për t’i transferuar ato.
Zakonisht, të drejtat e pronësisë mbahen në vile thelbësisht të grumbulluara por, gjithashtu, ka ndarje domethënëse të të drejtave në mënyrë bashkëkohore, që me kalimin e kohës dhe ngjarjeve të rastit, ndryshojnë në lidhje me faktin nëse të drejtat janë zotëruese, ose janë për t’u transferuar.
Ndarja e të drejtave të pronësisë mund të jetë e vlefshme kur palë të ndryshme nxjerrin përfitime të ndryshme nga ato të drejta, për arsye se fitimet mund të arrihen vetëm atëhere kur caktohen të drejtat për ata që marrin pjesën më të madhe prej tyre.
Prona publike dhe marrja e saj; marrjet dhe kompensimi
Kur qeveria dëshiron të marrë pronë për përdorim publik, ai duhet ta blejë ose ta marrë atë, nëpërmjet ushtrimit të pushtetit të pronës së përgjithshme dhe në rastin e fundit fare, ligji në mënyrë tipike siguron se pronarët e tokës duhet të kompensohen për vlerën që u është marrë, ose do t’u merret atyre.
Por, shpesh, ka pasur një diferencë ndërmjet blerjes dhe marrjeve me kompensim për arsye se shumat që kanë marrë pronarët, në rastin e parë nuk janë përcaktuar me negociata por, në mënyrë të njëanëshme nga qeveria në rastin e dytë dhe, për shkak të gabimeve në përcaktimin e vlerës nga qeveria, si dhe sjelljes së zyrtarëve të qeverisë, blerja, rregullisht, ka qenë eprore për marrjet me kompensim.
Megjithëatë, kur qeverisë i nevojitet të grumbullojë shumë parcela me kufij të përbashkët, të tilla si për rrugë, marrja nga blerja mund të parandalojë problemet e jashtme, duke e bërë pushtetin të marrë, shoqërisht, përparësi.
Duke marrë me mend se ka një arsye për qeverinë të marrë pronën, kërkesa për të paguar kompensimin mund të ulte poshtë problemet e mbizellshmërisë, ose abuzimit të autoritetit nga zyrtarët publikë, ndonëse kjo mund t’i acaronte problemet potenciale të veprimtarisë tejet të pakët publike, për arsye se autoritetet publikë nuk marrin, në mënyrë direkte, përfitime nga marrjet.
Marrja e pronës së gjërave pa pronar
Aspekte të ndryshme të ligjit, në këtë rast do ta përmirësonin problemin e përpjekjeve të tepruara të marrjes, sepse janë shumë shembuj të dukshëm që argumentojnë që rregullat mund të kufizojnë sasitë e peshkut, kafshëve të egra, etj.
E drejta për të kërkuar për minerale dhe naftë mund të jepet me ankand.
Marrja e titullit të mirë kur shitet prona
Vështirësia e shitjes së pronës në Shqipëri qëndron te mungesa e vendosjes së vlefshmërisë së pronës, ose titulli për arsye se një titull i mirë është i rëndësishëm për tregti, veçanërisht, që nga koha që blerësit duan të sigurohen se ata i kanë të drejtat e pronës që ata blejnë.
Por në qoftë se çdo shitje i jep blerësit titullin e mirë, inkurajohet vjedhja, që nga koha që vjedhësit mund t’i shesin më pas lehtësisht pronat e vjedhura.
Prandaj, sipas sistemit të regjistrimit, titulli i mirë nënkupton se emri i dikujt listohet në regjistër si pronar dhe titulli i kalon në kohën e shitjes me një ndryshim të autorizuar në regjistër, gjë që do të kishte shmangur rastet e regjistrimit të një prone nga disa pronarë.
Si rrjedhim, blerësit mund të përcaktojnë qartësisht nëse ata po marrin një titull të mirë duke verifikuar regjistrin dhe, në një rast të tillë, një vjedhës nuk mund ta shesë pronën e vjedhur lehtësisht duke pretenduar se ka një titull të mire.
Regjistrat nuk janë të lirë për t’i vendosur dhe mbajtur por, janë të domosdoshëm.
Në mungesë të regjistrave, ligji mund të përdorte praktikën origjinale të pronësisë, sipas së cilës blerësi nuk e fiton titullin e mirë në qoftë se shitësi nuk ka një titull të mirë dhe, në mënyrë alternative, sipas praktikës së blerjes në mirëbesim, një blerës e merr titullin e mirë për aq kohë sa ai kishte arsye të mendojë se shitja ishte legjitime, megjithëse gjëja e shitur në fakt merret në mënyrë të gabuar.
Kjo praktikë e bën vjedhjen më joshëse për arsye se, shpesh, vjedhësit kanë qenë në gjendje ta shesin pronën e tyre te blerës që janë motivuar dhe kanë “besuar” se shitjet janë bërë në mirëbesim.
Zotërimi i pavolitshëm
Doktrina ligjore e zotërimit të pavolitshëm lejon tranferimin jo vullnetar të tokës: një person gjykohet se bëhet një pronar ligjor i tokës në qoftë se ai merr zotërimin e saj dhe e përdor atë haptazi për të paktën një periudhë të përshkruar, të tillë si dhjetë vjet.
Mund të duket se kjo praktikë mund të sihte e dëshirueshme për arsye se ajo inkurajon përdorimin e tokës djerrë, por kjo nuk i jep rëndësi mundësisë se mund të ketë arsye të mira për ta lënë tokën djerrë, plus një zotërues të ardhshëm të pavolitshëm që gjithnjë mund të bënte pazar me pronarin për ta dhënë me qira ose blerë tokën.
Për më tepër, praktika i nxit pronarët t’i shpenzojnë burimet duke ruajtur me roje inkursionet dhe zotëruesit potencialë të pavolitshëm për t’u përpjekur për zotërim.
Justifikimi historik për praktikën është se, para se të ekzistonin regjistrat e besueshëm të tokës, ajo e lejonte shitësin e tokës të vendoste një titull të mirë relativisht lehtë për një blerës: shitësit i nevojitej vetëm të tregonte se ai ishte në atë tokë për periudhën e përshkruar.
Kufizimet e shitjes së pronës
Kufizimet ligjore vendosen shpesh mbi shitjen e mallrave dhe shërbimeve dhe justifikim standart për këtë janë faktorët e jashtëm.
Faktorët e jashtëm
Kur individët e përdorin pronën ata mund të shkaktojnë faktorë të jashtëm, kryesisht, të dëmtojnë ose t’i japin përfitime të tjerëve dhe, si problem i përgjithshëm, është shoqërisht e dëshirueshme për individët të bëjnë më shumë se sa është për interesin e tyre vetiak për t’i zvogëluar faktorët e jashtëm dëmtues dhe për të vepruar kështu me qëllim që të rrisin faktorët e jashtëm përfitues.
Vendimi shoqërisht optimal i faktorëve të jashtëm dëmtues shpesh përfshin sjelljen e viktimave si dhe atë të dëmtuesve dhe, në qoftë se viktimat mund të bëjnë gjëra për të zvogëluar shumën e dëmit më të lirë se sa atë të dëmtuesit (fjala vjen në rastin e instalimit të filtrave nga disa lloje industrish për të shmangur ndotjen).
Për më tepër, viktimat nganjëherë mund t’i ndryshojnë vendndodhjet e tyre për të zvogëluar ekspozimin e tyre kundrejt dëmit.
Ndërhyrja ligjore mund t’i përmirësojë problemet e faktorëve të jashtëm dhe si formë madhore e ndërhyrjes që është stdjuar është rregullimi direkt, sipas të cilit shteti kufizon sjelljen e lejueshme, të tillë si kërkesën që fabrikat të përdorin pajisjet që nuk lejojnë hedhjen e tymit në ajër.
Ngushtësisht e lidhur me këtë lloj ndërhyrje është urdhëresa, sipas të cilës një viktimë potenciale mund të sigurojë fuqinë e shtetit për ta detyruar një dëmtues potencial që të marrë hapa për të parandaluar dëmin ose të ndalojë veprimtarinë e tij; shoqëria mund të shfrytëzojë gjithashtu nxitësit financiarë për t’i nxitur dëmtuesit të zvogëlojnë faktorët e jashtë dëmtues.
Sipas tatimit korigjues, një palë i paguan shtetit një shumë të barabartë me dëmin e parashikuar që ai shkakton, si për shembull, dëmi i parashikuar për shkak të shkarkimit të një ndotësi në liqen.
Të drejtat e pronës në informacion
Dhurimi i të drejtave të pronës në informacion, në mënyrë të dukshme dhënia e patentave për shpikje dhe të drejtave të autorit për veprën e shkruar dhe disa përbërje të tjera, përfshin një përfitim madhor shoqëror (sigurimin e nxitësve për të krijuar vepra intelektuale) por gjithashtu një dizavantazh shoqëror (krijimin e fuqisë për ta vënë çmimin mbi koston margjinale).
Ligji i patentës dhe i së drejtës së autorit është shqyrtuar për vërtetuar se si ato pasqyrojnë kompensimin ndërmjet këtij përfitimi dhe dizavantazhi.
Një formë e dalluar e mbrojtjes ligjore është ligji sekretit tregtar, që përbëhet nga doktrina të ndryshme të ligjit të kontratës dhe të dëmit që shërbejnë për të mbrojtur një hapsirë të informacionit të vlefshëm në mënyrë tregtare që nuk është (ose nuk mund të jetë) i mbrojtur nga patenta ose e drejta e autorit.
Të drejtat e pronës në markat tregtare
Shumë mallra dhe shërbime identifikohen nga market tregtare, të cilat kanë vlerë shoqërore thelbësore për arsye se për konsumatorët mund të jetë e vështirë të përcaktohet në mënyrë direkte cilësia e mallrave dhe shërbimeve.
Markat tregtare ua bëjnë të mundur konsumatorëve të blejnë mallra dhe shërbime mbi bazën e cilësisë së produktit pa u kërkuar konsumatorëve ta përcaktojnë cilësinë në mënyrë të pavarur.
Po të përshkruhen rastet e panumërta të trajtimit të gabuar, veçanërisht, të atyre të bëra me qëllim dhe vetëdije në lidhje me të drejtat e pronësisë në Shqipëri, ndoshta, do të duheshin disa vëllime.
Unë mjaftohem me kaq.
Kasem Seferi – ekonomist