Home KRYESORE Balla kundër Monika Kryemadhit: Opozitën e vetme e kemi brenda vetes

Balla kundër Monika Kryemadhit: Opozitën e vetme e kemi brenda vetes

“Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes”,- thote deputeti socialist, Taulant Balla duke ju referuar faktit se LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para Kryeministrisë.

Ndërsa pak ditë më parë, Monika Kryemadhi kritikoi ligjin e arsimit të lartë dhe reformën në arsim të cilën e cilësoi një pseudoreformë, si dhe u përplas me deklarata me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Deputeti i Elbasanit, Taulant Balla ka zgjedhur një takim me të rinjtë e Elbasanit për t’ju përgjigjur deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi për akuzat e kësaj të fundit mbi reformën në arsim.

Share: