Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme akuzave të deputetit Ben Blushi, se i ka vjedhur idenë e një republike të re. Duke folur për emisionin “Opinion”, në një lidhje direkte nga çadra e protestës, Basha nuk e pranoi një akuzë të tillë.
Por përtej kësaj, ai e ftoi kreun e LIBRA-s, që t’i bashkohet protestës së opozitës.
“Zoti Blushi nëse mendon si ne, atëherë është i ftuar të vijë në protestë”, tha Basha. Ndërkaq, kryedemokrati tha se pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund bojkotit dhe për të vijuar me ligjin e vettingut, u shpreh se nuk do të kthehet në Parlament.