Home KRYESORE BIRN: Gratë dhe vajzat që frymëzuan Shqipërinë gjatë vitit 2016

BIRN: Gratë dhe vajzat që frymëzuan Shqipërinë gjatë vitit 2016

Nga këngëtaret e njohura Zari dhe Duni të cilat i dolën në mbrojtje parkut të Valbonës te studentet, alpinistja, europarlamentarja dhe gratë rome – këto janë gratë dhe vajzat më frymëzuese që objektivi i reporteres së BIRN ka fiksuar.

Eda Zari, majtas, dhe Elina Duni, djathtas, këndojnë në koncert-protestën e organizuar prej tyre në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Valbonës kundër ndërtimit të HEC-eve që kërcënojnë ta shkatërrojnë atë. Mijëra qytetarë iu bashkuan nismës së dy këngëtareve për të mbrojtur Valbonën dhe për të mos lejuar importin e mbetjeve nga vendet e tjera në Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një maturante proteston përpara parlamentit pasi nuk ia doli të fitojë një degë në fazën e parë të pranimeve në universitete. Ndryshimet e minutës së fundit nga ministria e arsimit krijuan në vitin shkollor 2016 kaos dhe frikë te maturantët të cilët akuzuan ministren Nikolla se po favorizon universitetet private. Ministrja i hodhi poshtë akuzat dhe deklaroi se sistemi ishte përmirësuar. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Aktivistja dhe studentja Mirela Ruko proteston përpara ministrisë së arsimit kundër reformës së arsimit të lartë. Ruko u bë simbol i zemërimit të studentëve kundër kaosit në fakultete pasi hodhi salcë ndaj ministres Nikolla.

Alpinistja Uta Ibrahimi, e lindur në Gjilan, është një nga sportistet më të njohura të natyrës në Kosovë dhe Shqipëri. Ekspedita e saj e fundit në Himalaja, në lartësinë 6000 metra në dhjetor 2016 frymëzoi publikun për arritjet e grave në sport. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grua e komunitetit rom proteston para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar punësim alternativ pas represionit të bashkisë ndaj atyre që mbledhin kanoçe nga kazanët e Tiranës. Gjatë vitit 2016 komuniteti rom pësoi gjithashtu dëbime të paligjshme nga autoritetet vendore. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Europarlamentarja Ulrike Lunacek merr pjesë në protestën për mbrojtjen e luginës së Vjosës nga ndërtimi i HEC-eve. Banorët e zonës thonë se shkelja e premtimit të kryeministrit Rama për ta shpallur zonën të mbrojtur, rrezikon jetesën e tyre dhe përmbytjet e shtëpive. Shkencëtarë të huaj dhe vendas kanë kërkuar nga qeveria shqiptare moratorium 3-vjecar në Vjosë dhe kërkime të detajuara të biodiversitetit. Shoqatat mjedisore e kanë çuar çështjen në gjykatë.

Një vajzë 2-muajshe merr pjesë në protestën e saj të parë ndërsa në sfond dallohet kartoni i kuq, simboli kundër importit të plehrave në Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grua proteston kundër dhunës ndaj fëmijëve pas skandalit të jetimores së Shkodrës ku u ekspozua rasti i abuzimit me fëmijët dhe problematikat e mbikqyrjes së institucioneve që kujdesen për fëmijët.

Një transgjinore e quajtur Serafina pozon për një kalendar që synon të rrisë ndërgjegjësimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri. Raportet tregojnë se shoqëria shqiptare vazhdon të paragjykojë njerëzit bazuar te orientimet seksuale duke i detyruar ata të jetojnë një jetë të dyfishtë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një çift të moshuarish rrezatojnë përkujdes teksa ecin të kapur prej dore rrugëve të kryeqytetit. Reporterja e BIRN më pas publikoi një seri fotosh të të moshuarve që shprehin dashurinë në publik.

Një tregtare mban një qëndrim stoik ndërsa policë bashkiakë i kontrollojnë dokumentet e aktivitetit të saj tregtar. Gjatë vitit 2016 Bashkia e Tiranës ashpërsoi masat ndaj tregtarëve me pakicë dhe atyre ambulantë duke tërhequr kritika të shumta për represionin ndaj të varfërve. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një vajzë nga komuniteti rom në Tiranë ecën në një qendër të strehimit të emergjencës pasi shirat e furishëm përmbytën kasollet e komunitetit në bregun e lumit. Strehimi i komunitetit rom ka qenë një problematikë e gjatë në dy vitet e fundit, ndërsa strategjia e vendbanimeve të komunitetit mbetet ende për t'u realizuar efektivisht.

Një vajzë nga komuniteti rom në Tiranë ecën në një qendër të strehimit të emergjencës pasi shirat e furishëm përmbytën kasollet e komunitetit në bregun e lumit. Strehimi i komunitetit rom ka qenë një problematikë e gjatë në dy vitet e fundit, ndërsa strategjia e vendbanimeve të komunitetit mbetet ende për t’u realizuar efektivisht.

Share: