Home KRYESORE Ç’ka në mend Putin? 350 mijë ‘luanët’ gardistë presin urdhrin e tij

Ç’ka në mend Putin? 350 mijë ‘luanët’ gardistë presin urdhrin e tij

Garda Kombëtare ruse, komandanti suprem i së cilës është Vladimir Putin, filloi testin e parë të gatishmërisë luftarake.

350.000 anëtarë të njësisë së sapoformuar do të trajnohen për sulme ekstreme terroriste, raporton agjencia “Tass”.

Mediat e kanë të ndaluar të raportojnë për vendndodhjen e ushtarëve të kësaj njësie dhe kjo është bërë për t’i mbrojtur ata dhe familjet e tyre.

Kundërshtarët dhe kritikët e Putinit akuzojnë presidentin rus se “Garda mund të përdorët edhe për të heshtur shumë disidentë”, si dhe krijimi i kësaj njësie mund të jetë një veprim për të treguar autoritarzmin.

Ekspertët, megjithatë, theksojnë se Putini e ka ngritur këtë forcë për krijimin e strukturave të reja dhe efektive të sigurisë dhe për të mbrojtur interesat e vendit.

Kjo njësi do të jetë përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik dhe do të ketë për detyrë të mbrojnë objektet e rëndësishme shtetërore, sigurimin e kufirit, do të marrë pjesë në mbrojtjen territoriale të Rusisë dhe do të kontrollojë tregtinë e armëve.

Share: