Ministri i Jashtmë në Serbi, Ivica Daçiç deklaroi se situata në Ballkan i ngjan një ‘fuçie baruti’ që sipas tij po shkakton një gjendje delikate. Megjithatë, ai shtoi se shteti serb po punon për zgjidhjen e problemeve
Ai tha se jemi para dy zgjedhjeve: ose ta prekim siguresën dhe të gjithë të fluturojnë në ajër, ose me anë të dialogut të zgjidhin problemet.
“Serbia do ta zgjedhë opsionin e dytë” tha Daçiç duke pretenduar se Beogradi po angazhohet për ruajtjen e stabilitetit.
“Ne jemi fqinjë dhe shpresoj që të kemi një të ardhme të përbashkët” shtoi ministri i jashtëm serb për agjencinë italine të lajmeve Ansu.
Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se po synohet që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel…!