Deputeti Dashamir Shehi ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se ndjehet keq që nuk ka votuar miratimin e Vetting-ut dhe se sipas tij, ata që duhet të kenë frikë nga Vetting-u është qeveria. Kryetari i LZHK, deklaroi se mosvotimi i Vetting-ut nga opozita, i vë asaj përsipër një barrë të madhe, sidomos në sytë e ndërkombëtarëve.
Ai tha se kam biseduar me Bashën për të gjetur një rrugë për të votuar Vetting-un:
“Ndihem keq që nuk kam votuar Vetting-un, do të dëshiroja që ta votoja që nesër. Si rregull qeveria duhet të ketë frikë nga Vetting-u. Jam në bisedime më Bashën për të votuar Vetting-un, pasi kjo është një barrë për ne në sytë e ndërkombëtarëve.
Rama ka në gojë vetëm Veting-un, po e përdor si alibi. Nuk bën Lungomaren thotë e ka fajin vetingu. Sipas tij për çdo gjë fajin e ka Vetting-u”, – tha Shehi.