Home KRYESORE Debati në emisionin ”Versus”, Pro dhe Kunder Dekretit Nishani per Fatmir Xhafaj

Debati në emisionin ”Versus”, Pro dhe Kunder Dekretit Nishani per Fatmir Xhafaj

“Shpjegimet që dha presidenti Nishani gjatë dekretimit të Fatmir Xafajt si ministër i Punëve të Brendshme ishin falje ndaj opozitës.
Ai ka qenë në presion nga opozita për ta bërë këtë gjë”.

Është shprehur kështu Petro Koci, pjesëtar i koalicionit të majtë, i cili ishte i ftuar në emisionin Versus, që drejtohet nga Artur Nura në Report Tv.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar Kreshnik Collaku i PD, i cili ka thënë se opozita nuk do ta lejojnë Xhafajn që të bëjë me atë post si të dojë.

Gjithashtu ai vazhdoi të shprehej, se pa qeveri teknike nuk futen në zgjedhje. Nuk la pa përmendur edhe kërkesën ndaj mazhorancës për të mos blerë zgjedhjet.

Pikë tjetër e debatit ka qenë edhe largimi i Tahirit. Alfred Cako, i “Frymë e re Demokratike”, ka deklaruar se Rama ka bërë gabim që e ka hequr ministrin Tahiri në këtë periudhë.

Ai tha se po të kishte qenë në vend të tij, nuk do ta kishte bërë këtë gjë, pasi nuk është një periudhë e mirë për vendin, ku ai mund të bënte lëvizje të këtij lloji.

Gjithashtu ai ka thënë që ‘’kriza aktuale në vend është artificiale, e krijuar nga qeveria e vjetër, që sot është në opozitë. E gjithë kjo është një luftë për pushtet. Por koka e çadrës nuk po lufton për pushtet. Ajo po lufton për pushtet, pasi ajo e di qe edhe për 4 vjet të tjera nuk mund të jetë në pushtet, por ajo pu lufton që të shpëtojë nga vetingu” ka thënë ndër të tjera Cako.

Pas deklaratës së opinionistit Romeo Gurakuqit, se kushtetuta nuk funksionon ka replikuar Alfred Cako, duke thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë. Të thuash që pushteti ka kapur të gjithë institucionet e shtetit është shumë e tepruar.

Ndërkohë që zoti Gurakuqi tha që parlamenti është i përgjysmuar, Cako tha që parlamenti është i plotë por është opozita ajo që është larguar. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të distancohemi nga zgjedhjet e përgjakshme si ato të 96.

Sigurisht që nuk mungoi replika nga Z.Collaku, i cili shprehu “ministri Koka deklaroi para një muaji se policia po përgatitet të vjedhë zgjedhjet. Kemi prova të bollshme se kjo mazhorancë po projekton vjedhjen e zgjedhjeve. Kemi listën e plotë të bandave të cilët janë pranë shtabit të Partisë Socialiste dhe pretendohet që shumat për blerjen e zgjedhjeve janë nga 2 milione euro deri në 5 milionë euro.

Këtë herë do të bëhet ndryshe, duke blerë komisionet. Duke futur në lojë edhe policinë, e cila do marrë kutitë të cilat do të transportohen me furgona, duke marrë në shkëmbim një shumë parash”,­deklaroi ndër të tjera Collaku.

Në përfundim Alfred Cako tha, që zgjedhje të lira dhe të ndershme do të bëhen vetëm atëherë, kur në komisione mos të vendosen më militantë partish, por të jenë punonjës nga administrata.

Ndërsa opinionisti Gurakuqi tha, që vendi është në krizë dhe testi kryesor është serioziteti i një qeverie. Janë krijuar bashki të cilat rëndojnë në qendrat e votimit, ku reforma terriotoriale ka krijuar
një disbalancë të madhe, ka përfunduar fjalën e tij z.Gurakuqi në fund të emisionit./shqiptarja.com

Share: