Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur Bosnjën dhe Hercegovinën si vendin me nivelin e lartë të kërcënimit.
Shtetet e Bashkuara dhe qeveria amerikane, kanë shprehur shqetësim për shkak të kërcënimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave, e cila është e lidhur me trafikun e drogës.
Siç është raportuar nga Dnevni Avaz, në raportin e fundit mbi gjendjen e sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Departamenti i Shtetit tha se vendi është në rrezik të lartë.