Home KRYESORE Deputeti Luciano Boci i “shkruan” Z. Knut Fleckeinstein

Deputeti Luciano Boci i “shkruan” Z. Knut Fleckeinstein

Nga Luciano Boci

Që Z. Fleckeinstein ta kuptojë kërkesën e PD për qeveri teknike, mqs është shprehur që nuk e kupton, duhet t’i japë më parë përgjigje këtyre pyetjeve fare të thjeshta:

– Sa euro kushton një votë në landin e tij?
– Si blihen votat në Gjermani?
– Sa banda operojnë në landin e tij për llogari të partisë-qeveri?
– Cili është më “i forti” i lagjes së tij që mbledh vota?
– A i ka uruar ndonjëherë “shefi”, sipas humorit, “Suksese në jetë”?
– A fiton dot ai në zonën e tij nqs se i del përpara një “bos” droge a burgaxhi i sprovuar, apo killer famoz, se këtu jo e jo që nuk ka shanse?
– A ka gjasa të ketë kandidatë politikë me rekorde të thella kriminale në vendin e tij?
– A ka promovuar e përkrahur ai vetë, individë të tillë në politikë për Kryetarë Bashkish apo Deputetë?
– Sa ton hashash mbillen në Gjermani?
– Sa përqind merr policia nga aktiviteti i drogës në Gjermani?
– Sa miliarda euro nga ky aktivitet përdoren nga partitë politike për të marrë pushtet atje?
– Sa vendime merren “nën efekt” për interesa kriminale e plehrash në vendin e tij?
– Sa ministra janë ish punonjës të ish STAS-it, apo hetues për llogari të STAS-it?

Vetëm kaq i duhet. Shqipëria e siguroj, është vend përrallor, por nuk mund të përralliset!!!

Pas kësaj me shumë dëshirë do ia aprovoja këshillat e leksionet për demokracinë funksionale e parlamentare.

Share: