Nga Eleina Qirici
Fasadat e Bashkisë shtrihen në Pedonale, Bulevard Republika, tani dhe në sheshin e Pazarit pa pazar.
Zonat, lagjet dhe rrugët e tjera të Korçës janë thuajse një ‘Skenë Krimi’, megjithëse kjo është Korça ku vazhdojnë dhe jetojnë banorë të lënë tërësisht pas dore.
Fasada, varfërisë i jepen tablo për të kullotur syrin, si për të harruar hallet, si për të bërë ndonjë shëtitje në shmangie të depresionit.
Kryebashkiak, të bëj thirrje të ndërhysh urgjentisht në lumin e Korçës, që është kthyer në vatër sëmundjesh, sidomos tani që vjen stina e ngrohtë. Hiq mbetjet, pastro plehrat dhe fillo punën, lëri fasadat.
Qytetarët e mi, përzgjedhja juaj nuk gjykohet kurrë dhe pranohet si e duhura, por mjer kush ju gënjen, kush ju nëpërkëmb, kush ua keqpërdor përzgjedhjen dhe mjer kush nuk ju përfill.
#KorçaNgrihet