Home KRYESORE “Die Zeit”: Rusia po e mund Evropën në Ballkan

“Die Zeit”: Rusia po e mund Evropën në Ballkan

Europa po i le hapesira Rusise ne betejen per dominimin e Ballkanit paralajmëroi dje gazeta gjermane “Die Zeit” .

Duke parashikuar se tensionet e krizës politike në Maqedoni mund të përshkallëzohen, ajo ka akuzuar për këtë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe refuzimin e tij për t’u larguar nga pushteti.

“Kriza në Maqedoni, nacionalizmi në Kosovë, 180 ministrat në Bosnjë. Evropa ka kthyer kokën në këtë rajon dhe e ka lëshuar aty Rusinë. Evropa para dy dekadave tentoi të evropianozojë Ballkanin. Por ndodhi e kundërta: Evropa tani ndodhet në gjendje të ballkanizimit dhe e ktheu përsëri kokën dhe Ballkanin ua lëshoi armiqëve të vet historikë”, shkruan në editorialin e tij Teo Zomer, kryeredaktori i “Die Zeit”, njoftoi Deutsche Welle./lapsi.al

Share: