Home KRYESORE Dimensionet e krizes qe shtyjne Maqedonine ne humnere

Dimensionet e krizes qe shtyjne Maqedonine ne humnere

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Presidenti Ivanov, me deklaraten e fundit dhe me refuzimin per t”ia kaluar mandatin per krijimin e qeverise liderit te partise se dyte te dale nga zgjedhjet politike te dhjetorit 2016, LSDM te Zaevit e ka futur vendin ne nje krize shume te rezikshme. Kriza aktuale e Maqedonise ka dimensione kushtetuese, politike, nderetnike, fqinjesore dhe gjeopolitike.

1. Dimensioni kushtetues

Ne planin kushtetues Ivanov ka shkelur rende kushtetuten e vendit, e cila ka te sanksionuar qartesisht parimet e ndarjes se pushteteve, parimet demokratike te konstituimit te legjislativit dhe ekzekutivit mbas zgjedhjeve politike dhe procedurat respektive. Ne kushtetuten e Maqedonise jane percaktuar edhe vendi e roli i Presidentit.

Ivanon i ka shkelur teresisht keto dispozita kushtetuese, duke krijuar konfuzion institucional. Per kete Ivanovi mund te ballafaqohet me drejtesine deri ne shkarkim nga detyra dhe penalizime te metejshme.

2. Dimensioni politik

Ne planin politik me refuzimin per te mandatuar partine e dyte, LSDM e cila ka krijuar koalicion me 67 mandate nga 61 te nevojshem, Ivanov injoron mazhorancen demokratike me afro 700 mije vota qytetare.

Me kete Ivanov po prodhon nje percarje politike te thelle dhe po nxit konfrontim kercenues brenda gjithe popullit ne Maqedoni. Ai ka humbur simbolin e unitetit shteteror dhe qytetar dhe eshte bere ushtare fanatik nacional-populist i Gruevskit dhe VMRO-DPMNE.

3. Dimensioni etnik

Ne planin etnik, deklarata e Ivanovit ishte e mbushur me nje akuze paragjykuese antishqiptare. Ai mbolli nje albanofobi, plot frike, urrejtje dhe armiqesi midis Maqedoneve dhe Shqiptareve.

Ivanov ndermori veprimin e tij per shkak te koalicionit te Zaevit me partite shqiptare. Ne menyre te vecante Ivanov adresoi shigjeta akuzash kunder shqiptareve, duke e arsyetuar veprimin e tij per mos mandatimin e nje qeverise me nje ‘platforme shqiptare qe kercenon integritetin dhe sovranitetin e Shtetit Maqedon’.

Me kete fryme albanofobe Ivanov hedh benzine midis Shqiptareve dhe Maqedoneve, marredheniet ndermjet te cileve jane larg te qenit te normalizuara.

Akoma plaget e konfliktit nderetnik te vitit 2001 nuk jane sheruar. E te hedhesh benzine ne keto situata do te thote te eksplodosh themelet e Maqedonise dhe te hapesh precedent te rrezikshem per gjithe shtetet dhe shoqerite multietnike ne Ballkan.

4. Dimensioni fqinjesor

Ne planin fqinjesore Presidenti Ivanov akuzoi haptazi Shtetin Shqiptare ‘per nderhyrje ne punet e brendshme’ te Maqedonise. Dyshja Ivanov-Gruevski kane bere deklarata te tilla edhe kunder Bullgarise, Greqise dhe Kosoves. Me kete deklarate teresisht te pabaze dhe te papergjegjshme edhe kunder Shqiperise, Ivanov po helmon klimen e fqinjesise se mire midis Shqiperise dhe Maqedonise. Dyshja Ivanov-Gruevski, duke sulmuar edhe Shqiperine po mbyllin qarkun e veteizolimit te vendit te tyre ne Ballkan.

5. Dimensioni gjeopolitik

Ne planin me te gjere gjeopolitik, deklarata dhe veprimi i Ivanovit eshte kritikuar nga BE, ShBA, NATO dhe shume shtete dhe qeveri demokratike Perendimore.

Vetem Rusia i ka dale ne mbeshtetje te hapur Ivanovit dhe prapavijes se tij politike Gruevskit. Rusia, gjithashtu, ka nxitur deklarimet dhe veprimet e udheheqjes Maqedone kunder BE, ShBA dhe NATO. Se fundi, Rusia ka sulmuar drejtperdrejte Shqiperine ‘per nderhyrje ne punet e brendshme te Maqedonise me qellim krijimin e Shqiperise se madhe’. Rusia akuzon Shqiperine se po fut Ballkanin ne konflikt.

Ky ballafaqim gjeopolitik deshmon se Ivanovi dhe Gruevski jane te orientuar drejtperdrejte pro Rusise, ndersa Shqiperia dhe shqiptaret mbeten faktor i orientuar qartesisht dhe ne menyre te vendosur pro Euro-Atlantizmit.

Me kete permase shume dimensionale dyshja Ivanov-Gruevski po rrenojne bazat e integritetit dhe sovranitetit te shtetit Maqedon, po gerryejne unitetin politik qytetar dhe nderetnik, po provokojne marredheniet fqinjesore ne Ballkan dhe po tentojne te krijojne nje hapsire gjeopolitike per shtrirjen e influences Ruse ne Ballkanin Perendimor.

Dyshja Ivanov-Gruevski e kane futur vendin ne nje cikel spiral pa dalje. Kjo sepse
ato te dy jane pjese e korrupsionit dhe krimit te larte shteteror prej shume vitesh. Keto struktura lideresh korruptivo-kriminal inspirimin dhe aspiraten e tyre e kane vetem drejt Rusise.

Duke u bere dore e zgjatur e influences dhe interesave te Rusise ne Ballkan, Ivanovi dhe Gruevski po behen instrumenta te saj qe kercenojne seriozisht paqen dhe stabilitetin ne Ballkan.

6.Zgjidhja-Perendimi dhe Rusia

Faktoret lokale brenda Maqedonise duket se nuk i kane mundesite per te dale te vetem nga kriza. Dilema Maqedone eshte shqyerje midis Perendimit dhe Lindjes.

Ne kete ballafaqim gjeopolitik kerkohet nje nderhyrje energjike nga BE, ShBA, NATO dhe nje qasje me konstruktive e fqinjeve te Maqedonise dhe e mbare shteteve te Ballkanit Perendimore.

Maqedonia ka nevoje per ndihmen e fuqishme te Euro-Atlantizmit, vlerave dhe institucioneve te tyre dhe per parandalimin e nderhyrjes agresive te influences dhe interesave te Rusise ne Ballkan.

Share: