Home KRYESORE Drejtoresha e AMF-së drejt shkarkimit

Drejtoresha e AMF-së drejt shkarkimit

Në fund të seancës dëgjimore në komsionin e ekonomisë mbi kërkesën e bordit të AMF-së për lirmin nga detyra të drejtoreshës ekzekutive të Enklejda Shehu, relatori i çëshjes depueti Ervin Bushati tha se pretendimet e bordit gjejnë mbështetje dhe i propozon komisionit të miratojë raportin për shkarkimin e saj.

“Propozoj shkarkimin e zonjës Shehi nga posti i drejtoreshës dhe anëtares së bordit për paaftësi profesionale dhe neglizhencë, që kanë sjellë pasoja të rënda”, deklaroi Bushati.

Vendimi përfundimtar merret në senacë plenare. Sipas bordit, zonja Shehu ka shkelur disa ligje dhe nuk ka zbatuar rezolutën e Kuvendit mbi veprimtarinë e AMF-së, ndërkohë që nuk ka firmosur një vendim të bordit duke sjellë moshyrjen në fuqi të tij.
Nga ana e saj, zonja Sheu ka thënë se vendimi nuk është firmosur pasi ka qenë i paligjshëm. “Ishte një rregullore që për mua dhe ekspertët ligjorë, të Autoritetit dhe jo vetëm, është komplet e paligjshme dhe gjithësesi e diskutueshme”, tha Shehi.

Por sipas kryetarit të bordit, firmosja e vendimeve është e detyrueshme pavarësisht se si është vendimmarrja.

“Është shkelje e hapur e ligjit sepse ne funksionojmë si organ kolegjial dhe vendimet e një organi kolegjial kur merren 4-1 firmosen dhe kundërfirmosen”, tha Pajtim Melani, kryetar i bordit të AMF-së.

AMF mbikëqyr të gjithë tregun financiar jo bankar në vend, që nga sigurimet e automjeteve e deri tek pensionet private dhe fondet e investimeve.

Organizimi është i tillë që ka një drejtor të përgjithshëm ekzekutiv me kohë të plotë, me mandat 5-vjeçar; dhe një bord drejtues prej 5 vetësh që nuk ka kompetenca ekzekutive, por vetëm audituese.

Zonja Enkeleda Shehi është emëruar nga Kuvendi në dhjetor të vitit 2014 dhe njëkohësisht është anëtare e bordit./lapsi.al

Share: