Në raportet financiare të dorëzuara në KQZ për burimet e parave gjatë vitit 2016, e vetmja parti parlamentare që ka dorëzuar listën e donatorëve në shumën mbi një milionë lekë të vjetra, është Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ajo numëron plot 42 donatorë me dhurime mbi 100 mijë lekë të rinj, dhe shuma e grumbulluar plot 25,829,790 lekë.
Lista sipas tabelës vijuese tregon se si vetë Meta dhe bashkëshortja e tij, Kryemadhi kanë paguar kuota për partinë nga rroga e tyre, teksa bie në sy fakti se edhe vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi kryen donacione për partinë, raporton shqiptarja.com.
Jo më larg se dje, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Forumin “Integriteti i Partive politike” në Sarajevë. Ky forumi organizohej nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), ndërsa Rama ka mbajtur një fjalë në panelin për financimin e partive.
Nënkryetari i LSI-së tha se transparenca e financimit të partive është dëshmi e integritetit të tyre dhe se transparenca rrit integritetin, ndërsa integriteti ushqen transparencën. Gjithashtu, Luan Rama theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në vendin tonë.
“Transparenca e financimit të partive është një dëshmi e integritetit të tyre. Transparenca rrit integritetin, integriteti ushqen transparencë. Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në Shqipëri”, – tha Luan Rama, duke shtuar se korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake.
“Korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca kusht për të rritur besimin tek partitë”, – deklaroi Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
Qysh prej vitit të kaluar, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndryshe nga partitë e tjera, me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar, ka vendosur një model të ri duke krijuar një hapësirë të posaçme në faqen online të saj për buxhetin.
Në fillim të çdo viti aty është botuar projektbuxheti si dhe një pasqyrë financiare për çdo aktivitet të kësaj partie. Edhe pse herë pas here të dhënat financiare janë të pjesshme, dhe shumica e shërbimeve deklarohen si dhurime apo marrje në përdorim pa specifikuar se kush i bën këto shërbime, LSI ngelet e vetmja parti që hap të dhënat e saj për publikun.
Sipas raporteve që Shqiptarja.com disponon, asnjë nga partitë e tjera parlamentare, PS, PD, PDIU dhe PBDNJ nuk kanë bërë transparencë emrash mbi dhuruesit e mundshëm apo financuesve të partive të tyre. Viti 2016 nuk ishte një vit elektoral, dhe këtë vit, partitë do të kenë një raport financiar për vitit 2017, dhe do të auditohen në mënyrë të veçantë për shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore të 18 qershorit për parlamentin e ri.
Donacione për LSI DERDHJE MBI 100 000 LEKË
EMËR MBIEMËR Shuma
1 Agim Laze 969,500
2 Ema Coku 969,500
3 Ilir Shatku 969,500
4 Ali Dyrmishi 969,500
5 Xhili Mestani 969,500
6 Muharrem Kushe 1,000,000
7 Drita Bregu 500,000
8 Ilir Meta 100,000
9 Monika Kryemadhi 100,000
10 Helidon Rrugija 1,000,000
11 Violeta Lleshi 1,000,000
12 Vladimir Metani 969,500
13 Abaz Dino 969,500
14 Drini Kryemadhi 969,500
15 Gabriela Dino 552,000
16 Nikolin Lleshi 120,000
17 Xhast shpk 1,000,000
18 Altin Kumara 900,000
19 Artin Kurti 900,000
20 Shezai Rrokaj 100,000
21 Artan Borici 200,000
22 Aferdita Rrokaj 100,000
23 Rezart Dedej 500,000
24 Marsel Aliaj 500,000
25 Llazar Kolvani 685,000
26 Edmir Truka 206,250
27 Bali Ymeri 130,000
28 Artan Cina 341,250
29 Theofan Cina 341,250
30 Aurora Merko 136,500
31 Elona Talushllari 682,500
32 Leonard Topuzi 955,500
33 Elis Muraj 469,560
34 Yllka Metani 746,900
35 Ira Vejsiu 135,800
36 Qemal Harizaj 950,600
37 Harmito Kertalli 816,000
38 Parid Peka 136,000
39 Drivald Kapxhiu 952,000
40 David Laci 952,000
41 Vera Spahiu 714,680
42 Adhurim Brahimllari 150,000