Home KRYESORE Ermal Meta sukses të pandalshëm, tashmë pjesë e emisionit të njohur

Ermal Meta sukses të pandalshëm, tashmë pjesë e emisionit të njohur

Italian singer Ermal Meta performs on stage during the Sanremo Italian Song Festival, at the Ariston theater in Sanremo, Italy, 12 February 2016. The 66th Festival della Canzone Italiana runs from 09 to 13 February. ANSA/ETTORE FERRARI

Mesa duket, fama e këngëtarit shqiptar Ermal Meta tashmë po rritet dita-ditës, pas suksesit që arriti në Sanremo. 36-vjeçari është ftuar për të qenë pjesë e jurisë së emisionit të njohur “Amici”, i drejtuar nga Maria de Filipi.

Meta do të gjykojë konkurrentët e këtij programi bashkë me kolegët e tjerë italianë, në një emision kushtuar talenteve të reja në balet dhe në këngë. Meta pritet që të gjykojë të rinjtë në netët përkatëse të tyre.

Në këtë emision janë bërë të famshëm edhe shqiptarë të tjerë, si Kledi Kadiu e Ambeta Toromani. Në Sanremo Meta fitoi çmimin e tretë dhe gjithashtu fitoi për këngën më të mirë “cover” të kënduar 2 net para finales.

Share: