Kuvendi ka miratur emërimin e katër ministrave të rinjë, duke pranuar dekretet e Presidentit Bujar Nishani. Kështu, Ministri i ri i Brendshëm është Fatmir Xhafa, i cili merr vendin e Saimir Tahirit.
Në vend të Blendi Klosit emërohet Olta Xhaçka tek Mirëqënia Sociale. Eduard Shalësi merr vendin e Bledi Çuçit ndërsa Hygerta Manasterliu bëhet Ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Ilir Beqajt.
Nderkohe Saimir Tahiri u shkarkua me 75 vota pro dhe asnjë kundër. Ndersa emërimi i Xhafajt u votua me 76 vota pro.