Trajneri Giani De Biazi, ka deklaruar se është shumë i trishtuar nga incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri. – “Më erdhi keq shume për hedhjen e tymuesve. Kam parë një realitet të cilin nuk e kisha parë në këto 5 vite. Më ka bërë shumë përshtypje dhe ndjej keqardhje për atë që kam parë, sinqerisht më vjen keq”, – tha ai për mediat ndërkombëtare pas takimit ne Palermo.
I pyetur nga gazetaret kryesisht italiane rreth dorëheqjes së mundshme, trajneri De Biasi deklaroi se thjesht nuk do të merrte asnjë vendim të nxituar.
“Hipotezat e dorëheqjes? Jo, është endë herët, le të kalojë kjo natë dhe më pas do të flas me presidentin” – tha Giani De Biasi.