“Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit?” Kjo është pyetja që ngre gazetari i Top Chanel këtë mëngjes teksa rrëfen për një punonjës banke rreth të 40-ave që humbi betejën me kancerin.
Sipas Dyrnjasë mjekët italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup dhe kishin pyetur nëse punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zonë me rrezatim, duke u përpjekur të zbulonin ç’e kishte shkaktuar rrezatim të lartë radioaktiv.
Por, përgjigja e tij kishte habitur mjekët, ai punonte në një bankë në mes të Tiranës, ndaj natyrshëm gjithsecilit i lind pyetja: Kush po i vret shqiptarët?
Statusi i plotë:
Ishte te 40-at. Ndoshta kishte arritur të fitonte betejat më të rëndësishme në jetë, por nuk fitoi dot betejën më të rëndësishme atë për jetën. Jo për fajin dhe shkakun e tij në fakt.
Kanceri e mundi. Por ky nuk është më lajm për shqiptarët
Mjekët onkologë italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup. Dhe e pyetën: punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zonë me rrezatim dhe pergjigjia që morën i habiti. Punoj në një bankë në qendër të Tiranës.
Ata thanë se nga Shqipëria po kurojnë raste me lloje të rrallë kanceri.
Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit?