Home KRYESORE Grupi sekret që kërkon të eliminojë “tradhtarët” e Kosovës

Grupi sekret që kërkon të eliminojë “tradhtarët” e Kosovës

Kush është grupi sekret që kërkon të eliminojë “tradhtarët” e Kosovës

Avokati, Azem Vllasi u plagos sot nga nje person i identifikuar si Murat Jashari. Ky i fundit në dëshminë e dhënë në polici, pranoi se ka dashur t’a vrasë me arsyen se ai është tradhtar. Jashari ka treguar se nuk është vetëm, por pjesë e një grupi të madh, që shtrihet edhe në dy shtete të tjera, përveç Kosovës.

Autori i plagosjes është vëllai i Ismet Jasharit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në deklaratën e tij të dhënë në polici, ka cilësuar si tradhtar edhe kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa por edhe zyrtarë të tjerë të Kosovës.

Ndërsa i dyshuari tjetër për sulmin e sotëm është, Avni Llumnica, vëllai i dëshmorit, Nexhmi Llumnica, i vrarë nga policët serbë në maj të vitit 1999 në Konushevc të Podujevës. Deri tani nuk ka ende informacione se kush është struktura e organizuar të cilën e ka përmendur Jashari, e as se cilat janë shtetet ku vepron kjo strukturë.

Vetw avokati Azem Vllasi i tha Radios Evropa e Lirë se “sulmuesi kishte një armë zjarri me silenciator dhe sipas karaktersitikave ishte një atentator i porositur”.

Nuk dihet as përse ishte pikërisht Azem Vllasi që u sulmua i pari, apo ishte çështje rastësie. Por, për këto dhe të tjera informacione policia do të mund të hetojë pasi të dyshuarit i arrestoi menjëherë pas sulmit, në periferi të Prishtinës derisa kishin marrë rrugën për në Ferizaj.

Burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës tregojnë se atentati ndaj Azem Vllasit nuk është as i rastësishëm, e as i izoluar. Ekziston një plan dhe një listë për vrasje të profilit të lartë në Kosovë.

Sipas tw njwjtave burime disa persona kanë hartuar një plan në Zvicër për të kryer vrasje të profilit të lartë në Kosovë; në emër të “mbrojtjes së interesave kombëtare dhe kundër tradhtarëve të kombit”.

Një zyrtar i lartë brenda Policisë së Kosovës, në kushte anonimiteti ka thënë se edhe Murat Jashari ka qenë pjesë e këtij grupi./lapsi.al

Share: