Home KRYESORE Ilir Meta: Jo pa opozitën ne zgjedhje!

Ilir Meta: Jo pa opozitën ne zgjedhje!

RAMA META

Duket se kryeministri Edi Rama është i vetëm në presionin që i bën opozitës per te shkuar ne zgjedhje edhe pa te. Ne fakt sot, aleati i tij, Ilir Meta duket se nuk i bashkohet idesë për të bërë zgjedhje pa opozitën.

I pyetur nga gazetarët për skenarin ekstrem, për të cilin Edi Rama thotë se është i gatshëm ta vërë në zbatim, Ilir Meta dha këtë mesazh:

“Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë” ishte komenti i Ilir Metës nga shkolla Kongresi i Lushnjës në Tiranë.

Gjatë mbledhjes me deputetët socialistë, një ditë më parë Edi Rama e kishte parashikuar këtë qëndrim të LSI. “Me Saliun, pa Saliun, me Lulzim Bashën apo pa Lulzim Bashën, në koalicion ose qoftë edhe të vetëm, më 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje”…

Share: