Nga Julian Deda
Presidentin nuk e lejon kushtetuta te mos dekretoje nje kandidature per minister. Dakort. Ky eshte ai momenti, kur asnjeri prej nesh nuk do te donte te ishte President i Republikes.
Me pelqen, qe kemi nje President, qe zbaton germe per germe kushtetuten e vendit dhe sigurisht mund te mjaftohem me fjaline “po te ishte per mua do ta refuzoja kandidaturen e ministrit te brendshem”. Keshtu te pakten kuptojme, se kemi nje President te vetedijshem per demencat kushtetuese.
Por do me pelqente akoma me shume, edhe pse ligjerisht s’do kishte vlere, sikur morali te prevalonte mbi ligjin.
Te pakten per kete rast. Ne kete vendin tone rekord per shkeljet kushtetuese diten per diell dhe ne menyre te perseritur, ku askujt nuk i ben pershtypje, sepse qeveria i mbulon shkeljet me fjaline “po bejme shtet”, batute te cilen as vete nuk e beson.
Te pakten ne kete rast, Presidenti mund te zgjidhte te hynte ne historine e vendit, duke thene: “Kam parasysh deshmite renqethese te njerezve te pafajshem te torturuar nga shoku Fatmir me doren e tij dhe kaq me mjafton qe ky njeri te mos dale nga zyra ime si minister, refuzoj”.
Kjo nuk ndodhi dhe e kuptoj Presidentin. Ajo qe pyesin te gjithe eshte, se nese nuk ben as kete per çfare na duhet nje President? S’ka lidhje, eshte kushtetuta me “defekt teknik”.