Nga Lira Gjika
Kafenetë janë të mbushura plot me burra dhe gra nga mengjesi deri në darkë vonë. Kafeneja gati gati është bërë si një oborr ku rrinë të gjithë dhe merren me të gjithë me përjashtim të vetes së tyre. E pse të merren me veten e tyre, ajo është puna e tjetrit! Këta të rritur që e kalojnë ditën kryesisht në kafene në një pjesë të ditës marrin dhe të parritur, që I kanë nën përgjegjësi.
Ajo që të çudit më shumë sesi të dy palët, të rritur dhe të parritur, besdisin njëri tjetrin. Duke bërë muhabet, të rriturit i lëshojnë nga një zë të parriturit: “kujdes mos bëj ashtu, më mërzite, do ti them babit, do ti them mamit, të shohësh ti pastaj, mos e hiq xhupin se do ftohesh, mos vrapo se bëhesh me djersë” dhe pafund shprehje të tilla padurimi dhe frike, por aspak përgjegjësi , respekt apo një lloj vetëdije se janë të rritur dhe duhet ti zgjedhin veprimet dhe fjalët e tyre.
Këto praktika të jetuari që janë shfaqur pas viteve 90-të janë malinizuar dhe ç’është më e keqja, ashtu heshturazi, kanë pushtuar të gjithë psihën tonë dhe nuk na lënë të dallojmë malinizimin, që po i bëjmë psihës tonë kolektive dhe individuale. Pa dashur kemi ndërtuar një model, që një ditë, kur të ndërgjegjësohemi dhe të na hapen sytë, nuk do të dimë nga tia fillojmë, po helmojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Kjo indiferencë e të rriturve, femër apo mashkull, që rri gjithë ditën, edhe kur punon (sepse nuk mendon, por punon mekanikisht). Do të ketë një kosto të lartë, duke filluar nga sistemi i vlerave dhe I modeleve, që nuk po lejojmë të ndërtohen. Një shoqëri që xhiron në staniacion, prodhon vetëm sëmundje sociale.