Home KRYESORE Kengetarja shqiptare përlotet teksa flet për herë të parë për ndarjen nga...

Kengetarja shqiptare përlotet teksa flet për herë të parë për ndarjen nga i dashuri

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, që tashmë po e shohim çdo javë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” në Tv Klan, duket se po i përkushtohet tërësisht kësaj eksperience të bukur në jetën e saj dhe po mundohet të marrë më të mirën.

Por le të themi se muajt e fundit ajo ka përjetuar shumë ndryshime në jetën e saj. Duke u nisur nga zakonet më të përditshme, siç është fakti që po merret shumë me sport dhe që ka lënë cigaren prej disa muajsh, ajo ka përjetuare dhe një ngjarje aspak të këndshme.

Lidhja e saj, që rezistoi për më shumë se dy vite, ka përfunduar dhe përveçse e ka pranuar këtë fakt, ajo nuk ka dashur të flasë publikisht rreth shkaqeve të mundshme.

Por Beatrix ka vendosur të thyejë heshtjen në një intervistë ekskluzive për emisionin “Prive”. Burime pranë këtij emisioni kanë treguar për Blitz.al se në momentin që ajo ka folur për këtë ndarje, këngëtarja edhe është përlotur. E gjithë intervista së bashku me përjetimin e saj mbeten për t’u parë nesër në orën 19:00 në emisionin “Prive”.

Share: