Ambasada amerikane ne Tirane ka pritur perfaqesues te Komunitet Himarjot dhe perfaqesues te Kishes Ortodokse te kesaj zone. Sipas biznesmenit shume te njohur Nikollaq Neranxi, pritja eshte realizuar per te degjuar problemet e Prones dhe Kultit te kesaj zone. Jo rastesisht, perfaqesuesit e ketij Komuniteti i ka pritur Drejtori i Zyres per te Drejtat e Njeriut prane Ambasades se SHBA-ve ne Tirane, Z. Geoffrey Parker, njofton Neranxi ndjekesit e tij ne Facebook.
Ja statusi i plote i Nikollaq Neranxit:
Pershendetje miq! Dje nje perfaqesi nga komuniteti i Himares si dhe Padre Ksenofoni e Padre Efthimio, u pritem ne nje takim nga Drejtori i Zyres per te Drejtat e Njeriut prane Ambasades se SHBA-ve ne Tirane, Z. Geoffrey Parker. Vendi qe i jep leksione demokracie gjithe botes, qe i ka te shenjta pronen private dhe objektet e kultit, shpreh shqetesimin e madh qe te dyja keto te drejta themelore te njeriut, jane cenuar rende ne zonen tone. Z. Parker na garantoi qe ne nuk jemi vetem ne betejen tone te drejte, por kemi mbeshtetje aleatin e madh, SHBA-te.
Sinqerisht ka qene nje takim i shkelqyer dhe shume shpresedhenes per himariotet si dhe per besimtaret te cileve iu jane prekur objektet e kultit, shume te vyera per ne. Babezia e krimineleve dhe kolegeve te tyre ne pushtet, te cilet kane zgjatur duart per te marre ate qe nuk eshte e tyre, shume shpejt do marre goditjen perfundimtare.
Ne fund dua te falenderoj komunitetin himariot qe jeton ne SHBA dhe ne vecanti Padre Karavellen per ndihmen e cmuar qe po na japin per te cuar deri ne fund misionin tone fisnik. Mirmenjohje per te gjithe! N. Neranxi