Home KRYESORE Kristian-Demokrati Muslia: Ku po na con kjo opozite?

Kristian-Demokrati Muslia: Ku po na con kjo opozite?

Nga Dhimiter Muslia

Degjojme shpesh nga cadra e bulevardit fjalet republike e re nga goja e Bashes. Per c’far behet fjale? A besohet se behet republike e re me njerez me mendesi te vjetra, me ata qe bene Gerdecin, vrasin diten per djell Protestuesit e lire te 21 janarit, shperdorojne fondet publike sic eshte rruga e Kombit ….etj.

A kemi kushte politike dhe ekonomike qe te bllokojme reformat? Shqiperia duhet te ece perpara, politika duhet bere ne interes te qytetareve e jo klaneve. Reformat duhen bere edhe pse pa deshiren e njejeres nga palet. Opozita duhet ta lere cadren dhe te mase forcat ne zgjedhjet parlamentare qe po afrojne. Te heqe dore nga disa kerkesa aspak ligjore dhe te rrezikshme per destabilitetin e vendit. Kushtetuta nuk i njeh pakices te vendose kryeminister e as kryetar te mazhorances, pasi do hapet nje prcedent te rrezikshem ne te ardhmen. Qeveria ka marre besimin e nje shumice te gjere parlamentare nga nje parlament i dale nga zgjedhje te lira (kujtojme se ne zgjedhjet e 2013 qeveriste Berisha).

Mendoj se eshte e patolerueshme qe ne fund te mandatit te qeverise opozita kerkon qeveri teknike dhe me siguri kjo manover e opozites nuk eshte asgje tjeter vetem nje justifikim per humbjen ne zgjedhjet e ardheshme. Keto levizje te gabuara te opzites ndikojne negativisht edhe ne sferen politike te gjithe rajonit.

Ballkani po kalon momente aspak te favorshme, ku mund te kemi zhvillime te papritsheme ne Maqedoni dhe Kosove, probleme ekonomike ne Shqiperi e tjere. E kujt i intereson kjo? Kjo u intereson absolutisht atyre qe Shqiperia i ka pasur perjetesishte kundershtare dhe nuk kane deshiruar te miren e Shqiperise. E qe te dalim nga kto kurthe duhet qe faktori politik shqiptar te ndergjegjesohet per te gjetur rrugen institucionale kushtetuese, ti rikthehet jetes parlamentare dhe te pergatitet per zgjedhjet e ardhshme.

Shqiperia me shume se kurre ka nevoje per realizimin e reformave te rendesishme per vendin dhe te vazhdoje rrugen e saje te gjate drejt integrimin ne bashkimin evropian. Opozites nuk i tolerohet pas gjith atyre gjemave qe beri kur qeveriste vete prpara vitit 2013 qe te vazhdoje te bllokoje integrimin e vendi si dhe realizimin e reformave si psh ajo ne drejtesi qe jane jetesore per vendin tone.

Share: