Home KRYESORE Ku është sot Marrëveshja e vetme parimore elektorale e 2013 midis Edi...

Ku është sot Marrëveshja e vetme parimore elektorale e 2013 midis Edi Rames dhe Artur Dojakes?

Jemi mësuar te degjojme mbi marrëveshje elektorale qeverise te cilat ndajnë pushtetin e votës ne vende pune dhe qeverisje zonash, drejtorisë dhe ministrisë, por jo te gjitha janë te tilla! Ne do sjellim sot ne vëmendjen e lexuesit te Perqasje.com Marrëveshjen për Koalicionin Parazgjedhor Midis Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore në kuadrin e Aleancës për Shqipërinë Europiane ne vitin e afërt 2013.

Sic mund ta lexoni me poshtë aty nuk përmendet aspak ndarja e pushtetit te nesërm (te sotëm), por veçse parime etike, morale dhe politike ku dominon ceshtja e drejte Çame e cila duhet te gjeje zgjidhje midis Athinës dhe Tiranes ne kuadër te parimeve ndërkombëtare dhe institucioneve euroatlantike!

Ku është sot kjo Marrëveshje?!

Qeveria e Edi Rames tashme është ne koalicion qeverisës edhe me një parti tjetër Çame (PDIU) te cilën aso kohe e cilësonte si “mbeturina pseudo Çame e themeluar nga mbeturina korruptive nga hallva e Havasë (nena e ish deputetit çam Dashamir Tahiri) dhe nga bollokumja korruptive e Qifes” (Deputeti i PDIU për qarkun Elbasan) qe me sa duket do dalin se bashku ne Koalicion elektoral.

Sigurisht një zhvillim i tille politik nuk ishte, është pa kosto për qeverinë “Rama” se cilës ju desh te marri dhe te përdore ngjyrat dhe karakterin e kësaj partie politike Çame, nxitur nga oreksi i te dy palëve për pushtet dhe vende pune e kjo, jo pa kosto ne marrëdhëniet me Greqinë fqinje.

Nga kjo qasje PS + PDIU,  sigurisht qe Kauza Çame, e drejte dhe morale siç edhe përshkruhet ne Marrëveshjen e PS + AP (botuar e plote me poshtë) nuk përfitoi, por përkundrazi u eklipsua nga agresiviteti artificial dhe i demshem i Tiranes kundrejt Athinës!

Amatorizmi politik kundrejt Kauzës se Drejte Çame, ne vëmendje te publikut kombëtar dhe ndërkombëtare solli, ne vend te Brukselit, Uashingtonit, Romes, Ankaranë e presidentit Rexhep Taip Erdogan!

Kjo, ndodhi ndoshta edhe pa qene ne mes aspak Ankaraja, por amatorizmi ne politik paguhet, dhe Athina nuk mund ta lejonte ti ikte rasti dhe nuk munguan akuzat e drejtpërdrejta te saj kundrejt Tiranes për bashkëpunim me Turqinë ne këtë qasje!

Ne një rast te tille, pyetja shtrohet a vazhdon te jete Aleanca Popullore e Artur Dojakes qe ka një filozofi dhe qasje krejt te ndryshme nga e PDIU-se për zgjidhjen e Kauzës Çame ne Koalicion me partine Socialiste te Edi Rames?

Burime nga AP ju përgjigjen interesit te Perqasje.com dhe thane qe sigurisht qe janë ne te njëjtin Koalicion politik qeverisës, por për te njëjtat arsye parimore te cilat konturohen qartazi ne marrëveshjen para elektorale midis PS dhe AP (qe na e vunë ne dispozicion) ata kane mbajtur qëndrimet e tyre brenda ketij Koalicioni.

Te njëjtat burime nga AP thonë se ata padyshim mbeten te shqetësuar nga gabimet strategjike dhe taktike, amatoriale te qeverise “Rama” kundrejt Kauzës Çame dhe se i kane diskutuar dhe po i debatojnë ato brenda instrumenteve te këtij Koalicioni.

Rezulton qe AP-se i janë ofruar qe herët nga Koalicioni qeverisës edhe pozicione politike te rëndësishme sic  është posti politik i një Zv. ministri te kësaj qeverie dhe plus disa drejtori te ndryshme te rëndësishme, por sipas tyre po për arsye parimore i kane refuzuar ato te cilat, ata mendonin qe për fat te keq nuk ndihmonin Kauzën Çame…

Me poshtë e plote Marrëveshje për Koalicionin Parazgjedhor Midis Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore Në kuadrin e Aleancës për Shqipërinë Europiane

Me vullnetin dhe dëshirën për një ndryshim thelbësor në qeverisjen e vendit dhe të mbrojtjes së promovimit të interesave te popullit shqiptar në vështrim të zgjedhjeve te pergjithshme te 23 qershorit 2013, Partia Soacialiste e Shqiperise dhe Aleanca Popullore bien dakort qe ne kuadrin e koalicionit zgjedhor Aleanca per Shqiperine Europiane.

Si baze e këtij koalicioni për Aleancën Popullore janë angazhimi programor i Partisë Socialiste për zgjidhjen e çështjes çame në bazë të parimeve ndërkombëtare dhe të zhvillimit pozitiv e pa hije të marrëdhënieve me shtetin fqinj grek.

Në mënyrë të veçantë, në bazë të marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor mes Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore:

1. Të bashkërendojnë kontributin për të mos lejuar që çështja çame të shpërdorohet nga nacionalistët zullumqarë që në këto vite e kanë kthyer çështjen çame në përfitime materiale përmes abuzimit me paratë e popullit shqipëtar si dhe në poste të shpërdorura në dem të shtetit shqipëtar;

2. Të çojnë përpara çështjen çame mbështetur në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerat e fqinjësisë së mirë, duke ndarë qartë e me dinjitet kombëtar objektivin e zgjidhjes së çështjes çame nga konsumi banal dhe shumë i dëmshëm i saj për interes dritë shkurtëra korruptive të politikës së ditës.

3. Të garantojnë që qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane të raportojë periodikisht në Kuvendin e Shqipërisë për ecurinë e çështjes çame, përpjekjet për eleminimin e pengesave që hasin qytetarët shqiptare me origjine çame për te qarkulluar lirisht në territorin e vendit fqinj mbi bazën e rregullave dhe parimeve të vendosura nga BE për levizjen e lirë.

4. Të mos lejojnë që çështja çame të shpërdorohet për të ushqyer ksenofobinë me gjuhën e urrejtjës që është absolutisht e papranueshme për Aleancën për Shqipërinë Europiane.

5. Të bashkëpunojnë pandërprerë për një Shqipëri që funksionon në bazë të kushtetutes, ligjshmerisë dhe drejtësisë sociale drejt integrimit të plotë në Bashkimin europian, duke synuar anëtarësimin në BE brenda harkut 8-vjeçar të qeverisjes sonë.

Partia Socialiste Edi RAMA, Aleanca Popullore, Artur DOJAKA, Tiranë, më 24 Prill 2013

Share: