Kufoma e cila u gjet rreth dy javë më parë në Zvërnec të Vlorës është identifikuar si Loni Isai.
Sipas policisë 32-vjeçari Isai ishte pronar i një bilardoje në qytetin e Vlorës. Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Ngjarja ndodhi më 9 mars, kur trupi i pajetë u gjet i mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar. Peshkatarë të zonës njoftuan policinë rreth orës 08:30 të asaj dite se kishin gjetur anës detit një kufomë të seksit mashkull.