Home KRYESORE Kur shteti qeveriset me VKM dhe ullishtet ne Itali dhe Shqiperi…

Kur shteti qeveriset me VKM dhe ullishtet ne Itali dhe Shqiperi…

Nga Nikollaq Neranxi*

Pushteti kriminal grabit dhe shkaterron gjithcka me VKM (Vendim i Keshillit te Ministrave)

Para pak javesh, kur ndodhesha diku nga Italia e jugut per nje panair, takoj nje mik italian i cili po me fliste per nje kerkese te re qe vinte nga SHBA. Atje kishte nisur nje tendece e re per te patur peme ulliri shekullore ne oborret e tyre dhe ishin gati te paguanin shifra te kripura per kete peme te bekuar.

Italia e jugut eshte e mbushur me ullishte por direktivat e vendeve te BE ishin te tilla qe nuk te linin te nxirrje jashte vendit asnje peme ulliri shekullor. Shteti i ka te gjitha te inventarizuara.

Menjehere mu kujtua shteti yne rrumpalle dhe hajdut. Pak kohe me pare, ne Himare per te bere nje rruge, u shkulen me qindra peme ulliri shekullore dhe u bene dru zjarri. Pronari nuk mori asnje lek demshperblim, sepse banditet ne pushtet nuk japin certifikata pronesie.

Pak dite me pare, me nje VKM kerkohej shpronesimi i disa ullishteve me peme shekullore ne Qeparo. Duke patur certifikatat e pronesise, pronaret do marrin ca para dhe a e dini sa? 200 leke per nje meter katror ullishte!!!!!! Kjo ndodh kur nje vend nuk drejtohet nga politikane por nga kriminele! I bej thirrje banoreve te Qeparoit qe te reagojne dhe mos ta pranojne kurrsesi kete grabitje me VKM.

Te ngrihen ne protesta masive si dhe te cojne ne gjyq pushtetin kriminal qendror dhe vendor. Duhen bere me urgjence keto veprime qe te shpetojne pronat e tyre shekullore dhe ullishtet qe cdo vend normal i ruan si nje pasuri e cmuar.

Nikollaq Neranxi eshte drejtues i Shoqates Himarjote ne mbrojtje te shtepive dhe trojeve te trasheguara.

Share: