Home KRYESORE “KY NUK ËSHTË NDRYSHIMI I KLIMËS. KY ËSHTË NDRYSHIMI I GJITHËÇKAJE.”

“KY NUK ËSHTË NDRYSHIMI I KLIMËS. KY ËSHTË NDRYSHIMI I GJITHËÇKAJE.”

Nga Edlira Durmishaj

23 Marsi është Dita Botërore e Metereologjisë, shkencës që studion dukuritë e atmosferës duke përfshirë ligjet fizike, kimike, dinamikat dhe impaktin që japin të shtira në kohë në atmosferë, në sipërfaqen e tokës dhe oqeanet.

Metereologët prej disa vitesh kanë vënë alarmin e ngrohjes globale, por përkrah kësaj, shumë skeptikë dhe kundërshtarë e kanë klasifikuar këtë alarm si një teori për qellime ekonomike, strategji gjeopolitike etj.

Por çpo ndodh me planetin tonë? Kush është fajtori për ndryshimet e drastike klimaterike për të cilat shpesh na ka qëlluar të jemi pjesë e dëshmisë.

Raporte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin për shifra realisht alarmante. Kriza e ujërave, zhvillimet me ritme të shpejta të industrive të rënda, ndryshimet në mjedis, agrikulturë etj, … duket se për planetin tonë blu, akrepat kanë filluar të numërojnë mbrapsht.

Dhe ngrohja e cila për hir të së vërtetës, nuk ndaloi asnjë herë, nuk do të mund të ndalohet lehtë e sidoqoftë efektet e shtira në kohë, por jo vetëm do të jenë të pashmangshme.

Ndërsa popullsia e botës është trefishuar në shekullin e 20-të, përdorimi i burimeve të rinovueshme të ujit është rritur gjashtë herë. Parashikohet që në pesëdhjetë vitet e ardhshme, popullsia e botës të rritet me një tjetër 40 deri 50%.

Kjo rritje e popullsisë – së bashku me zhvillimin e ritmit të industrializimit dhe urbanizimit – do të rezultojë në një kërkesë në rritje për ujë e cila sigurisht, do të ketë pasoja serioze në mjedis.

Po përjetojmë periudhën e shpërdorimit më të madh të kryer ndonjëherë ndaj burimeve të rinovueshme të ujit në historinë e planetit tonë. Më shumë se një në gjashtë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, përkatësisht 1.1 miliardë njerëz, dhe më shumë se dy nga gjashtë vuajnë mungesën e kanalizimeve të përshtatshme , përkatësisht 2,6 miliard njerëz (Vlerësimi për vitin 2002, nga ana e OBSH / UNICEF JMP, 2004).

3900 fëmijë vdesin çdo ditë nga sëmundjet e ujit (OBSH 2004).
Duhet të mbajmë parasysh se këto shifra, përfaqësojnë vetëm njerëzit me kushte shumë të këqija. Shifrat reale duhet të jenë akoma më alarmante.

FAKTE AKTUALE:

1 milion banorë jetojnë pa ujë të pishëm.
2.6 miliardë njerëz nuk kanë kanalizime adekuate (2002, UNICEF / OBSH JMP 2004)
1.8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet diarreike.
2.6 miliardë njerëz nuk kanë kanalizime adekuate (2002, UNICEF / OBSH JMP 2004)
1.8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet diarreike.
3 900 fëmijë vdesin çdo ditë nga sëmundjet e ujit përballohen (OBSH 2004)

KRIZA E MJEDISIT

Ajo që është më kritike, është fakti se, rritja e përdorimit të ujit nga njerëzit jo vetëm që do të zvogëlojë sasinë e ujit në dispozicion për zhvillimin industrial dhe bujqësor, por do të reflektojë efekte të thella në ekosistemet ujore dhe llojeve të gjallesave të varur prej tyre. Bilancet mjedisore tashmë janë të shqetësuar dhe nuk do të mund të luajnë rolin e tyre rregullues.

KRIZA BUJQËSORE

Edhe pse siguria e ushqimit është rritur ndjeshëm në tridhjetë vitet e fundit, tërheqjet e ujit për ujitje përfaqësojnë 66% të totalit të përdorimit, shifër kjo e cila në rajone të thata arrin deri në 90%, të tjera 34% duke u përdorur nga familjet vendase (10%), industria (20 %), ose nga avullimi nga rezervuaret (4%). (Shiklomanov, 1999)

Për shkak të ndryshimeve në mënyrën e jetesës dhe si shkak i rritjes së popullsisë, përqindja e ujit për përdorim njerëzor është gjithnjë në rritje. Kjo, së bashku me raportet hapësinore dhe kohore të disponueshmërisë së ujit, do të thotë se uji për të prodhuar ushqim për konsum njerëzor, proceset industriale dhe të gjitha përdorimet e tjera është duke u bërë gjithnjë e më i pakët.

TENSIONE NË RRITJE

Si shkak i pakësimit të burimeve ujore, mund të kemi një intensifikim të tensioneve në mesin e përdoruesve të ndryshëm, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Aktualisht, në rang botëror, mbi 260 lumenj jane ndarë nga dy ose me shume vende, shtete. Në mungesë të institucioneve të forta dhe marrëveshjeve, ndryshimet brenda hapsirave dhe resurseve ujore mund të çojnë në tensione ndërkufitare.

Të mos heqim nga vëmendja se, aktualisht kufijtë në diskutim midis Kosovës dhe shteteve fqinje, përfshijnë në heshtje pikërisht dhe nxjerrjen jashtë kufijve “tona” burimet e ujrave në këto toka.

Pa kuptuar, ndryshimi i klimës është bërë shtëpitë tona. Nëse nuk do të kemi mundësi të vejmë në jetë politika favorizuese për të kontrolluar edhe nivelet më minimale të, thatësirës, stuhive dhe deteve në rritje si shkak i ngrohjes globale, kjo do të thotë më pak ujëra të ëmbla, më pak tokë të punueshme. Kjo mund të çojë në mungesa të mëdha të ushqimit dhe ujit, migrimet massive e deri te konflikte të armatosura.

Ndoshta luftërat në vazhdim do të jenë për ajrin dhe ujin. Një gjë është e sigurt; në këtë lloj lufte nuk ka fitimtar,ka vetëm të mbijetuar… përkohësisht.

Share: