Home KRYESORE Lorela Garuli, midis Psikologes dhe Gazetarisë

Lorela Garuli, midis Psikologes dhe Gazetarisë

Nga Era Cela

Është e diplomuar për psikologji dhe e ushtron profesionin e psikologes, por që e vogël ka pasur pasion televizionin që me kalimin e viteve ju bë nga ëndërr ne realitet. Lorela Garuli donte ta bënte realitet dhe ja arriti qëllimit ku pak ditë më parë ka startuar me emisionin e saj në e ekranin e Channel One “Humanum” një iniciativë kjo shumë e madhe dhe pozitive, por që kërkon shumë përkushtim dhe përkujdesje dhe që jam e sigurtë që Lorelës nuk I mungon.

Në një prononcim të shkurtër Lori simpatike thotë se “është e vërtetë, me profesion jam psikologe, por media dhe televizioni ka qenë pjesë e pasioneve të mia që prej fëmijërisë.

Emisioni “Humanum” do të vijë në ekran si një format i veçantë, duke qenë se ka në fokus trajtimin e temave sociale e psikologjike. Është konceptuar në mënyrë të tillë që e ka rëndësinë dhe theksin tek shpjegimi i sjelljes njerëzore, fenomeneve psikologjike, qoftë atyre të përditshme, por dhe dukurive më specifike.

Emri i programit, “Humanum”, është një fjalë që vjen nga gjuha latine dhe do të thotë “njerëzor”. Është vendosur jo pa qëllim, por për të përfaqësuar atë që emisioni synon, anën njerëzore të dukurive e ngjarjeve jetësore te shoqerise.

Ideja për të realizuar një format të tillë ka ardhur dhe si rrjedhojë e faktit se në kontekstin social shqiptar ka shumë ngjarje që shprehin shpesh nevojën e psikologut në jetën e qytetarit. Për këtë arsye, një qëllim tjetër i Humanum do të jetë që jo vetëm të informojë, por mbi të gjitha të ndërgjegjësojë dhe të përcjellë mesazhe, duke hedhur dritë mbi çështje që në të përditshmen tonë i anashkalojmë”: Lori tashmë në rolin e moderator së emisionit që do transmetohet të mërkurave në Channel One në orën 20.00.

Lorela gjithashtu prej vitesh punon dhe si Pedagoge ne universitetin UFO dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se ti urojme: bukuroshe suksese në rrugën e re te sapo nisur.

Share: