Home KRYESORE LSDM: Ivanov të japë mandatin për qeverinë e Zaevit

LSDM: Ivanov të japë mandatin për qeverinë e Zaevit

LSDM përmes një deklarate kërkoi që presidenti Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Programi i qeverisë së re reformuese e garanton karakterin unitar të shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit, për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të qeverisë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në deklaratën e LSDM-së, transmeton Alsat.mk

Qytetarët, qëndron në kumtesë, kërkuan politika të reja reale të cilat do t’u mundësojnë jetë dinjitoze, rroga më të larta dhe standard cilësor të jetës.

Share: