Nga Arian Galdini
Mund te ishte 2 marsi, dita e lirise se Ramushit. Por jo. U vendos nga Gjykata qe Ramush Haradinaj te mbahet peng ne France, edhe 1 muaj.
Gjithcka flet per nje lufte speciale qe po i behet Kosoves dhe shqiptareve, ku Krytari i AAK, ish- Kryeministri i Kosoves dhe ish-Komandanti i UCK, eshte zgjedhur si targeti i persosur.
Aq me vlere eshte ky njeri, sa ne te njejten kohe po u sherben edhe Francezeve si argument ne zgjedhjet presidenciale,edhe vete Serbise ndersa e con Vucicin ne vend te Nikolicit.
Marredhenia speciale mes Frances dhe Serbise eshte bere edhe Shtatmadhoria e luftes speciale qe po u behet shqiptareve.
Jo se Franca eshte armiku yne. Kurresesi. Franca eshte e madhe e mban gjithcka brenda saj. Ka plot vend ne France per dashuri ndaj shqiptareve dhe anasjelltas.
Eshte pikerisht, kjo kohe fushatash elektorale Presidenciale ne France dhe Serbi, si edhe gjendja e re globale, qe i ka dhene nje qoshe te rrezikshme dhe te keqperdorur, marredhenies speciale France – Serbi.
Nderkohe eshte Rusia qe duke bere vickelhedhesen vend pas vendi, rajon pas rajoni, po provon shanset e saj qe te vendoset me nje rol me te zeshem global, ne nje bote te re ku ardhja e Donald Trump si President, rikonfirmon SHBA si fuqia e vetma ne rruzull.
BE pas Brexit, ka mbetur pezull ne pritje te vjeshtes kur Gjermania do te zgjedhe Kancelarin e ri, ose do te rizgjedhe per te katerten here Merkelin e hekurt.
Edhe Federica Mogherini e ka misionin e saj ballkanik si nje fluturim me qilim magjik, sepse Italia e saj nuk ka me as Renzi e as Berlusconi. Askush nuk e parashikon dot me nese Di Mauro i Beppe Grillos do te jete Kryeministri i ri antiMogherini i Italise, apo dikush nga te vjetrit do te rikthehet.
Kjo lloj Europe, nuk ndal dot me asgje.
Per kete arsye Vucici dhe Dacici, me bekimin e ndihmen e Putinit, po vene ne jete nje lufte speciale kunder shqiptareve, duke shfrytezuar me mjeshteri cdo aleance te vjeter dhe krize te re europiane.
Kjo lufte speciale, synon te provokoje pafundesisht shqiptaret, ne menyre qe cdo kundereagim i tyre te konsiderohet dhe barazvleftesohet si akt konfliktualiteti. Ne kete menyre, serbet me ndihmen e aleateve te vjeter dhe kriozideve te rinj europiane, ia dalin te rinegociojne pozicionin e tyre rajonal, jo me si vend luftenxites qe e ka ndergjegjen politike dhe institucionale te lyer me gjak, por si vend ne mbrojtje te cilit i eshte bere padrejtesi historike.
Vucici dhe Dacici kane restauruar te gjithe trashegimine Milosheviciane dhe me ndihmen e aleateve te vjeter dhe krizoideve te rinj europiane, po perpiqen ta paraqesin, kujtesen e luftes se dekades se kaluar, jo me si nje realitet kriminal, por si nje Guernika te Pikasos, qe duhet vleresuar vetem artistikisht.
Mbajne peng Ramushin ne France, qe tu tregojne europianeve ne krize se Rambo i djeshem, nuk mund te jete heroi i koheve te Spidermanit.
Njekohesisht, duan qe edhe ne Kosove e nder shqiptaret te nxisin percarje e dasi te ushqyera nga protagonizmi politik i Ramush Haradinajt si Kryetar i AAK.
Vete Ramushin duan ta lodhin e raskapisin qe ai te humbase durimin e rishpaloset si Komandanti i dikurshem.
Me mbajtjen peng te Ramushit ne France, serbet synojne edhe te ndajne perseri Francen nga shqiptaret.
Ne ndihme serbeve po u vjen edhe cifti i Maqedonise, Ivanov – Gruevski.
Me Ramushin nen akuze, me Ivanovin dhe Gruevskin qe shpallin zyrtarisht shqiptaret Armiq te Shtetit ne Maqedoni, autoret e luftes speciale kunder shqiptareve, na vendosin neve ne nje pozite te nderlikuar mbrojtjeje.
Edhe pse jemi te provokuarit, dashur, pa dashur, kunder-reagimi yne, na vendos ne tryezen nderkombetare padrejtesisht si te barazvleftesuar me ata qe na kane shpallur lufte.
Ndaj eshte e domosdoshme qe te tregohemi te matur, shume te matur dhe te ecim hap pas hapi me Partnerin tone me te qendrueshem e me besnik gjeostrategjik, me SHBA.
MAGA ne SHBA, eshte MAGA ne te gjithe rruzullin.
Amerika e madhe eshte edhe fuqia e se drejtes e rimadheshtuar perseri.
Nuk ka vend per ankth, e as nxitim, sidomos nuk ka vend per deklarata te tepruara nga askush nder ne.
Te bashkerendohemi me njeri-tjetrin, te pergatisim strategjine tone speciale kombetare te pergjigjes, reagimit e avancimit te ceshtjes sone kombetare.
Sidomos, te ecim krah per krah besnikerisht me SHBA.
Ramushi do ta fitoje edhe kete beteje. Maqedonia do ta krijoje Qeverine e re. Lufte nuk do te kete. Paqja do te fitoje. Shqiptaret do te bashkohen.